May 12, 2020 09:46 CET
  • Femrat iraniane (8)

Një nga lajmet më të rëndësishme në fushën e kinemasë, ishte marrja e tre çmimeve nga festivali i filmave politike Karason të Francës, nga shkrimtarja dhe regjisorja e njohur iraniane Narges Abiar.

Narges Abiar është një regjisore dhe shkrimtare e njohur iraniane. Ai ditë më parë ka marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të filmave politik Karason të Francës ku ka marrë 3 çmime të këtij festivali. Filmi i saj bëri të mundur marrjen e tre çmimeve, përkatësisht çmimin e madh të festivalit, çmimin për artistin më të mirë dhe çmimin për filmin e përzgjedhur nga juria studentore. Narges Abiar regjisore e filmit kinematografik “ Nata me hënë të plotë” pas marrjes së çmimeve ka thënë; Ky çmim është për filmin më të mirë nga këndvështrimi i teleshikuesve dhe unë këtë çmim ia dedikoj popullit iranian.

Nata me hënë të plotë, është një film me temë dashurie por me skena të dhunshme të epokës aktuale. Filmi flet për martesën reale të Abdul’hamid Rigi me Faeze Mansuri. Pasi u martuan ata shkuan në Pakistani dhe pas një farë kohe Abdul’malek Rigi vret vëllain e bashkëshortes së tij Faeze. Regjisori në këtë film është përqendruar në një temë shumë të diskutuar. Reagimet ndaj filmit kanë qenë të ndryshme dhe të larmishme. Mirëpo guximi i regjisorit për prodhimin e këtij filmi shumë të ndjeshëm është për tu vlerësuar. Regjisori në film ka transmetuar pamje të jetës reale që kanë ndodhur vitet e fundit.

Narges Abiar

Debora Jang, analist dhe kritik i njohur i kinemasë, pasi ka parë filmin në një artikull për Hollivud Reporter ka shkruar: Nata me hënë të plotë, është një film dramatik i bazuar në jetën reale. Një nuse e re dhe e thjeshtë iraniane, zbulon se familja e bashkëshortit të saj janë anëtarë të Al Kaidës në kohën kur ishte tepër vonë. Kjo është një dramë politike e bazuar në një histori të vërtet, një tregim dashurie dhe një film plot skena të dhunshme të realizuar nga regjisorja Narges Abiar. Kjo regjisore e talentuar, talentin e saj e ka treguar shumë mirë në filmin Nata me hënë të plotë. Ajo pas dy filmave “ Brazda 143” dhe “ Frymëmarrja”, dy filma kushtuar luftës së Iranit dhe Irakut, tani është përqendruar në tematikën e Al Kaidës dhe si një opera që ngrihet nga momenti në moment dhe hap pas hapi ne na fut në një ambient frike dhe shqetësimi, ku me gjithë fundin e trishtueshëm dhe të hidhur, filmi ndikon tek teleshikuesi. Ajo në film përcjell pamje nga tregjet nga Irani në Pakistan dhe sekuenca të marra nga shkretëtirat.

Narges Abiar ka lindur në vitin 1972 në Teheran. Ajo ka shkruar 29 libra në gjuhën perse dhe angleze , kryesisht libra me tregime. Ajo është një nga ekspertët dhe regjisoret e suksesshme të kinemasë iraniane dhe bashkëshorte e Muhamed Husein Kasemi, producent i njohur iranian. Aiar konsiderohet një prej regjisoreve të suksesshme në Iran që me filmat “ frymëmarrja”, brazda 143” dhe “ nata me hënë të plotë” ka arritur të marrë çmime në festivalet ndërkombëtare dhe festivalet vendase si Faxhr nga viti 2013-2018. Filmi Nata me hënë të plotë ka marrë 7 çmime feniksi në festivalin ndërkombëtar të Faxhrit.

Kjo femër iraniane mund të thuhet se është ndër të paktat kineaste e cila arrin të kuptojë fjalë për fjalë tregimin, personazhin dhe dramën. Abiar një pjesë të fëmijërisë së saj e ka kaluar në periudhën e luftës ku ka qenë dëshmitare e netëve me bombardime. Ajo thotë: Në formë të habitshme nga bota e romanit dhe letërsisë u futa në kinema dhe sektorin e luftës, fusha që i pashë shumë dramatike ku historia e një kombi nga këndvështrimi i artistit kthehet në një vepër arti.

Znj Abiar thotë se filmi është mjeti më i mirë për afrimin e mendimeve dhe botëkuptimeve ndërkombëtare sidomos në mesin e femrave dhe është e mendimit se Irani më shumë se çdo vend tjetër të gjirit Persik i jep mundësi femrës të aktivizohet në sferën sociale dhe kulturore dhe në disa raste ajo ka më shumë liri veprimi sesa edhe në vendet perëndimore.

Abiar thotë se pas revolucionit islamik, femra nga përpara objektivit u fut pas objektivit të kamerës dhe femra artiste në artin e shtatë të kësaj toke, ka arritur të prodhojë filma ku femra nuk përdoret vetëm si mjet tërheqës ashtu sic përdorej në filmat e prodhuara para revolucionit por si ajo është e angazhuar si regjisore, producente dhe skenariste në artin e kinemasë. Ajo thotë se femra iraniane edhe nëse sot qëndron përpara objektivit të kamerës ajo ruan dinjitetin dhe pozitën e femrës iraniane dhe ajo nuk përdoret si një kukull apo mjet vetëm për interesat ekonomike të regjisorëve dhe producentëve.

Abiar thotë se femra në Iran ashtu si në shumë vende të botës duhet të bëjë përpjekje të dyfishtë për të fituar besimin e të tjerëve. Në kinemanë e Iranit, kjo ka ndodhur për femrat. Abiar është ndër ato femra regjisore iraniane që me përpjekjet e saj dhe me filmat që ka prodhuar ka arritur të marrë çmime në festivalin ndërkombëtar të filmit Faxhr, ku ka fituar titujt e filmit më të mirë.

Narges Abiar

Hapësira e aktivitetit të femrës si regjisore dhe producentë e filmave me metrazh të shkurtër të gjatë dhe dokumentarë në Iran, është mjaft e gjerë dhe sot më shumë se 50 regjisore femra janë aktive dhe të suksesshme në këtë fushë. Në mesin e këtyre 50 regjisoreve, 20 prej tyre janë profesioniste të cilat vazhdimisht prodhojnë filma dhe janë shumë të njohura. Edhe pse numri i femrave regjisore në kinemanë iraniane është i pranueshëm, nuk duhet harruar fakti se edhe cilësia e punës së tyre është tepër e lartë. Analizimi i filmit “ Nata me hënë të plotë” tregon se edhe në rast se kinemaja pas revolucionit islamit do të kishte nxjerrë qoftë vetëm një regjisor si Narges Abiar, veprat e kësaj femre në artin iranian janë me ndikim shumë të madh.

Është realitet se femrat artiste në Iran pa i kushtuar rëndësi gjinisë, arrijnë suksese në punën e tyre. Në anën tjetër në kinemanë e huaj në botën liberale, kineastet femra përballen me probleme të shumta. Meril Stripe një prej aktoreve më të njohura të Hollivudit thotë: Roli i femrës në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së veprave kinematografike dhe në sferën e ekonomisë gjithmonë është në nivel të dytë dhe meshkujt janë ata që përfitojnë më shumë. Një krahasim i vogël mes pozitës së femrës në kinemanë e Iranit dhe të botës, tregon qartë ndryshimin që kinemaja iraniane u jep femrave mundësi për të treguar dhuntinë e tyre të artit në krahasim me kinemanë e huaj.

Narges Abiar është një prej shembujve të aktivizimit me ndikim të femrës në shoqëri. Veprat e saj për nga tematika dhe pozita e zgjedhur kanë rëndësi të madhe mirëpo çka ka më shumë rëndësi është bindja e saj në përcjelljen e një imazhi të bukur të femrës iraniane pa pasur nevojë që të futet në kurthin e këndvështrimeve përfituese apo politike.

Tags

Komente