May 12, 2020 09:51 CET
  • Femrat iraniane (9)

Këtë javë, kur u publikua lajmi për fitoren e një vajze iraniane në Kampionatin Botëror të Mundjes Alish, mbase pyetja e parë që u krijua në mendjen e shumë entuziastëve të sportit ishte se femrat në Iran mund të merren me sportin e mundjes?

Këtë javë, kur u publikua lajmi për fitoren e një vajze iraniane në Kampionatin Botëror të Mundjes Alish, mbase pyetja e parë që u krijua në mendjen e shumë entuziastëve të sportit ishte se femrat në Iran mund të merren me sportin e mundjes? Lajmi i fitores së një femre iraniane në Kampionatin Botëror të Mundjes Alish zbuloi se mundja për femrat e Iranit ka arritur në një nivel me fuqi botërore duke çuar në fitoren e një vajze 20-vjeçare. Kampionati botëror i mundjes Alish u mbajt në Nursultan të Kazakistanit më datë 30 Dhjetor. Në ditën e dytë të garës, Haniyeh Ashuri fitoi medaljen e artë në kategorinë e peshës 75 kg dhe Fatemeh Fatahi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë e peshës 60 kg. Zahra Yazdani gjithashtu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 55 kg. Në fund, kombëtarja iraniane fitoi kampionatin me 93 pikë. Kirgizistani dhe Kazakistani përfunduan kampionatin respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, me nga 89 dhe 69 pikë.

Haniyeh Ashuri, fituesja e parë e medaljes së artë në historinë e mundjes të femrave iraniane, është angazhuar në këtë fushë vetëm për një vit. Kjo mundëse nga qyteti Kermanshah bëri paraqitjen e saj të parë të suksesshme në kampionatet botërore duke mposhtur kundërshtarët nga Gjeorgjia, Kirgizistani dhe Mongolia dhe në finale kundër Bjellorusisë, duke e mposhtur atë dhe duke fituar kampionatin botëror. Si mundësja e parë iraniane që arrin të marrë medalje të artë botërore, ajo thotë: "Unë kam një ndjenjë të jashtëzakonshme. Konkurrentët nuk më llogarisnin shumë, sepse Irani më parë nuk pretendonte titullin kampion, por me kalimin e kohës, me medaljen e artë që unë mora dhe një argjend dhe një bronz që morën sportistet e tjera, ne për herë të parë arritëm të fitonim titullin kampion në ekipin. "Nëse ka mbështetje, kjo skuadër me siguri do të jetë në gjendje të marrë rezultate akoma më të mira dhe të përsërisë marrjen e titullin kampion në sezonet e ardhshme."

Fitorja historike e titullit kampion nga ekipi iranian i mundjes për femrat në Kampionatin Botëror Alish

Jeta e kësaj vajze të re iraniane pasqyron përpjekjet dhe këmbënguljen e saj për të arritur qëllimin e saj. "Unë kam lindur dhe jetoj në Islamabadin perëndimor. Shumicën e kohës më duhej të shkoja në Kermanshah për të ushtruar praktikë. Kështu që unë përjetova tërmetin e vitit të kaluar, por falë Zotit unë dhe familja ime nuk u lënduan nga tërmeti. Shumë nga shtëpitë përreth nesh u shkatërruan. Pas tërmetit u krijuan kushte shumë të vështira, por në moshë të re vendosa të përpiqem shumë. Isha gjithmonë mirënjohëse Zotit dhe vërtetova se një tërmet nuk mund të na ndalojë të arrijmë qëllimin. " Haniyeh Ashuri më herët ka luajtur futboll dhe ka qenë aktiv në fushën e sporteve indigjene ku dhe ka fituar medaljen e bronzit. Loja me dru është një nga lojërat lokale dhe indigjene.

Mundja Alish është një lloj mundje tradicionale e rajonit të Azisë Qendrore në tërësi dhe mundësit nga Kirgizistani, Kazakistani dhe Uzbekistani kanë shumë për të thënë në këtë sport. Sidoqoftë, mundja ka kaluar kufijtë gjeografik që nga fillimi i viteve 1990 dhe tani është bërë një sport i shquar në disa vende të Evropës Lindore, si dhe në vende të tilla si Lituania dhe Bjellorusia. Haniyeh Ashuri u përball me rivalin nga Bjellorusia në finale ndërsa pas mundjes me konkurrentin mes vendeve të Evropës Lindore nga Bullgaria, u rendit në vendin e pestë me 54 pikë.   Në Kampionatin Botëror të këtij viti kanë garuar sportiste nga 15 shtete dhe fitorja e kampionatit nga ekipi i femrave iraniane kishte me rëndësi të dyfishtë, sepse shumë vendeve konkurruese në mundjen Alish kishin eksperiencë të gjerë dhe pozitë prestigjioze.

Dikush mund të argumentojë se një nga arsyet që gratë iraniane janë të mirëpritura nga mundja Alish është se sportistet femra në mundje janë shumë më të fshehura sesa gratë që marrin pjesë në Lojërat Botërore dhe Olimpike. Në fakt, fanella e mundjes së stilit Alish është shumë afër fanellës kombëtare zyrtare në Iran dhe kjo është arsyeja pse entuziastët e mundjes iraniane janë të lumtur që kanë mundësi të kalojnë dhe të provojnë talentin e tyre të mundjes në këtë sport duke mbajtur hixhabin e tyre. Nëse Irani duke ruajtur veshjen islame mund të garojë në Kampionatin Botëror të Mundjes dhe Olimpiadës së Mundjes, gratë iraniane mund të provojnë fatin e tyre në këto fusha të rëndësishme sportive. Me fjalë të tjera, mundja Alish është një sferë në të cilën femrat iraniane mund të shkëlqejnë dhe të shfaqin edhe më shumë aftësitë e tyre brenda dhe jashtë vendit.

Sportistja iraniane që u shpall kampion në kampionatin botëror të mundjes Alish

Zahra Yazdani, një mundëse e peshës 55 kg që fitoi medaljen e bronztë, tregon ndryshimet e këtij turneu nga turnetë e mëparshme dhe thotë: "Ky vit ishte i vetmi vit që Kampionati Botëror u mbajt në vetëm një divizion. Në vitet e kaluara garat u zhvilluan në divizionet klasike dhe Alish, të cilat rrisnin shanset për të fituar një medalje, por këtë vit ne kemi pasur vetëm një shans për të fituar një medalje dhe kjo e bëri punën tonë edhe më të vështirë, por falënderojmë Zotin që ne mundëm të fitonim kampionatin dhe të kthehemi në vend me duart plot ".

Jouybar (një qytet në veri të Iranit) është qyteti i mundësve dhe përkundër faktit se vetëm disa vite kanë kaluar nga nisja sportit të mundjes për femra, tani askush nuk është i befasuar kur dëgjon për femra mundëse. Tani ka shumë vajza që vijnë në Jouybar për të ushtruar mundjen. Mundja është në gjakun e banorëve të  Jouybarit dhe ky sport nuk njeh mashkull apo femër. Ëndrra ime është të jem në Olimpik, por për fat të keq sektori i sportit tonë nuk është në Olimpik dhe ne nuk mund të besojmë se stili Alish i mundjes do të futet në lojërat Olimpik. Megjithëse do të dëshiroja që kjo mundje një ditë të futet në lojërat Olimpike ”.

Fituesja e medaljes së argjendtë Fatemeh Fatahi gjithashtu thotë: "Nëse do të ketë më shumë mbështetje për mundjen e grave, mundëset iraniane kanë edhe më shumë për të thënë. Jouybarët banorët e Jouybarit) mbështesin mundëset femra ashtu si ata mbështesin mundësit meshkuj ".

Sigurisht, nuk mund të pretendohet se personaliteti i lartë i gruas është ashtu siç duhet dhe mbase ashtu sic duhet të jetë në shoqërinë tonë. Sipas lideri suprem të Revolucionit Islamik, gratë iraniane janë ende në pararojë të përparimit. Nga këndvështrimi i tij, burrat dhe gratë nuk janë të ndryshëm në aspektin njerëzor dhe gjinia në krahasim me njerëzimin është në nivel të dytë. Përvoja 40 vjeçare e Revolucionit Islamik ka treguar se burrat dhe gratë kanë qenë gjithmonë të barabartë në vlerat islame dhe njerëzore dhe detyrat e përgjithshme të një qenieje njerëzore në shoqërinë islamike dhe ka dallime vetëm në detyrat e tyre specifike, bazuar në karakteristikat e krijimit të tyre, pra përgjegjësinë shoqërore. Përgjegjësia sociale e gruas gjen kuptim përkrah përgjegjësive familjare, por këto përgjegjësi familjare nuk mund të pengojnë praninë e një gruaje në aktivitetet shoqërore.

Tags

Komente