Qershor 11, 2020 07:17 CET
  • Islamofobia në Perëndim (3)

Në këtë edicion do të trajtojmë çështjen e zgjerimit të sulmeve terroriste dhe raciste kundër myslimanëve dhe përhapjen e islamofobisë në Angli.

Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit është shndërruar në një qasje të institucionalizuar në vendet perëndimore. Nëse disa funksionarë perëndimorë kohë pas kohe në deklaratat e tyre e pohojnë këtë çështje se Islami është fe e paqes, dashurisë dhe pajtimit, ndërsa veprimet e grupeve takfiriste dhe terroriste nuk kanë kurrfarë lidhje me mësimet e Hazretit Muhamed s.a.v.s., të dërguarit të fundit të Zotit; por politika pragmatike e qeverive perëndimore po ndiqet në kuadër të forcimit të grupeve takfiriste dhe terroriste. Në realitet pohimi i natyrës së grupeve takfiriste dhe terroriste dhe mosekzistimi i lidhjes mes veprimeve terroriste të këtyre grupeve me Islamin drejtësidashës dhe paqedashës, më tepër duket të jetë një mashtrim nga qeveritë perëndimore për të hequr përgjegjësinë nga vetja në forcimin dhe përhapjen e lëvizjeve ekstremiste dhe terroriste. Znj. Theresa May, kryeministrja e Anglisë, edhe atëherë kur ishte në postin e ministres së brendshme edhe tani kur është në postin e kryeministres së këtij vendi, disa herë ka pohuar natyrën e grupit takfirist terrorist ISIS. Kryeministrja konservatore e Anglisë tre vite më parë pas vdekjes së tmerrshme të David Hins, aktivist anglez i të drejtave të njeriut, i cili u ekzekutua me prerje koke nga ana e ISIS në Siri, në një fjalim rreth terroristëve të ISIS, deklaroi: "Ata po e quajnë veten Shtet Islamik, mirëpo më lejoni tua them të vërtetën juve; ata nuk janë as shtet as islamik. Kjo ideologji e urryer nuk ka kurrfarë lidhje me Islamin e vërtetë". Theresa May në atë fjalim theksoi edhe disa çështje të tjera të rëndësishme të cilat tregojnë informimin e saj rreth Librit Qiellor Kur'anit të shenjtë. Nëse një person nuk do të ketë parasysh folësin e këtyre fjalëve, me siguri do të mendojë se këto fjalë i ka thënë një dijetar mysliman. Theresa May thotë: "Kur'ani thotë se nuk ka kurrfarë dhune në fe, prandaj na lejoni që nga kjo sallë të dërgojmë këtë mesazh se ekstremistët kurrë nuk do të arrijnë të krijojnë përçarje mes nesh. Na lejoni që nga këtu të dërgojmë këtë mesazh që ne e dimë se Islami është fe e paqes dhe nuk ka kurrfarë lidhje me ideologjinë e armiqve tanë. Na lejoni që të qëndrojmë krah për krahë me myslimanët anglezë, për krah atyre të cilët janë mbledhur dhe po thonë: “Jo në emrin tim!” Ne duhet të bëjmë çdo gjë që mundemi për ta thyer këtë ideologji dhe të parandalojmë të rinjtë myslimanë anglezë që të bëhen me ekstremistët”.

Pavarësisht informimit dhe vetëdijesimit të qeveritarëve perëndimorë rreth natyrës së fesë Islame, në praktikë nuk bëhet kurrfarë veprimi për reduktimin e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit dhe për të reduktuar propagandën e mediave dhe qarqeve politike në këtë drejtim. Përkundër kësaj, pas çdo veprimi terrorist, është ngritur një valë e gjerë e islamofobisë dhe e sulmeve kundër myslimanëve dhe kundër vendeve fetare dhe kundër qendrave ku mblidhen myslimanët si xhamitë dhe faltoret në Perëndim.  Britania e Madhe gjatë muajve të kaluar ka përjetuar disa sulme terroriste në Londër dhe në qytetin Mançister ku si pasojë janë vrarë 35 persona. Në sulmin e katërt dhe të pestë terroristë, viktima ishin myslimanët të cilët pas kryerjes së namazit, ishin duke dalur nga xhamia. Gazeta angleze "Indipendent" në raportin e saj më të fundit ka shkruar: "Krimet e lidhura me islamofobinë duke përfshirë diskriminimin racor dhe fetare, pas referendumit të Brexit, në mënyrë të paparë janë shtuar në këtë vend. Sipas të dhënave të policisë britaneze, niveli i sulmeve të lidhura me urrejtjen në këtë vend, gjatë 11 muajve pas organizimit të referendumit të Brexit, janë shtuar me 23 % dhe në disa rajone të Anglisë dhe Uelsit, janë shtuar me mbi 50%".

Shtimi i islamofobisë në Britaninë e Madhe pas Brexit

Sipas raportit të "Indipendent", disa institucione islame kanë raportuar për shtimin e krimeve të urrejtjes kundër myslimanëve dhe që nga prilli e deri më tani janë regjistruar 23 raste të ngritjes së padisë në gjykata kur përfshihen sulmet kundër myslimanëve në mjetet e transportit publik, largimin nga puna e tyre nga ana e kompanive të mëdha tregtare, ndalimin e organizimit të ceremonisë për faljen e namazit nga ana e nxënësve dhe raste të tjera të ngjashme. Edhe në vendet e tjera evropiane është rritur niveli i sjelljeve diskriminuese dhe raciste kundër myslimanëve. Një prej kritereve të rritjes së këtyre sjelljeve, është shtimi i prirjeve ndaj ekstremit të djathtë, shtimi i prirjeve raciste dhe islamofobiste. Mirëpo asnjë qeveri perëndimore nuk po bënë kurrfarë përpjekje për reduktimin e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit. Ato pavarësisht se terrorizmin e konsiderojnë si një prej kërcënimeve më të mëdha dhe më të rëndësishme të sigurisë, mirëpo në praktikë politikat e tyre po zbatohen në kuadër të forcimit dhe përhapjes së ekstremizmit dhe terrorizmit.  

Qeveria e Anglisë përkrahë Amerikës, është pioniere në forcimin dhe përhapjen e lëvizjeve takfiriste dhe terroriste. Forcat popullore dhe ushtria e Sirisë dhe e Irakut gjatë muajve të fundit kanë shënuar suksese të rëndësishme në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Mirëpo të gjithë analistët pajtohen në lidhje me këtë çështje se ISIS akoma nuk është shkatërruar përfundimisht, për arsye se deri në kohën kur burimet financiare dhe ideologjike të ISIS janë aktive, hija e kërcënimeve terroriste të grupeve takfiriste dhe terroriste do të mbetet mbi ne. Mbetja e kërcënimit nga ana e lëvizjeve takfiriste dhe terroriste, do të thotë mbetja e të menduarit islamofobistë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Perëndim. Kjo është për arsye se këto grupe takfiriste dhe terroriste janë bërë shkak për prishjen e imazhit të vërtet të Islamit në Perëndim. Tani shtrohet kjo pyetje se qeveritë perëndimore në çfarë mënyre po ndihmojnë forcimin e lëvizjeve takfiriste dhe terroriste dhe islamofobinë në vendet perëndimore? Në samitin e G-20 në Hamburg të Gjermanisë, një prej çështjeve që është diskutuar, ishte mbyllja e burimeve financiare të grupeve takfiriste dhe terroriste me në krye ISIS. Gati të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë samit duke përfshirë edhe Arabinë Saudite deklaruan mbështetjen e tyre ndaj këtij plani. Kulmi i satirës rreth kësaj çështje qëndron pikërisht këtu. Në vendet perëndimore askush nuk është që të mos e di se nga cili vend sigurohen burimet financiare dhe ushqyerja ideologjike e grupeve takfiriste dhe terroriste. Në Angli janë bërë dy hulumtime në lidhje me burimet financiare dhe ushqyerjen ideologjike të grupeve takfiriste dhe terroriste. Një prej këtyre hulumtimeve është publikuar në javën e parë të muajit korrik, ndërsa rezultatet e hulumtimit të dytë nuk ka lejuar të publikohen Theresa May, kryeministrja e Anglisë.  

Raporti i cili është publikuar në Angli në lidhje me burimet financiare të grupeve takfiriste dhe terroriste, është bërë nga qendra hulumtuese "Henry Jakson". Instituti hulumtues "Henry Jakson" e prezanton Arabinë Saudite si mbështetësin më të rëndësishëm të grupeve ekstremiste të cilat veprojnë në emër të Islamit në Britaninë e Madhe.

Mbështetja financiare e Arabisë Saudite ndaj ISIS

Në këtë raport thuhet se Arabia Saudite në 50 vitet e kaluara të paktën 76 miliardë euro ka shpenzuar për eksportimin dhe përhapjen e të menduarit vehabist, në të menduar ky i cili është bazë e ideologjisë takfiriste në të gjithë botën. Suzana Shruder, kryetare e qendrës për hulumtime të botës islame FFGI e cila vepron në Frankfurt të Gjermanisë, duke shpjeguar përmbajtjen e raportit të institutit hulumtues "Henry Jakson", thotë: "Statistika të tilla në asnjë mënyrë nuk e kanë befasuar atë". Ajo shpjegon se ishte shumë e qartë se Arabia Saudite po eksporton ideologjinë vehabiste. Arabia Saudite nuk mjaftohet vetëm me dhënien e parave, por ajo i vë në dispozicion të të interesuarve edhe mjetet propagandistike. Arabia Saudite zgjedh disa persona dhe i urdhëron ata për ndërtimin e xhamive, qendrave kulturore dhe sportive etj.. Këto qendra pas përgatitjes, fillojnë propagandimin e ideologjisë vehabiste. Eksportimi i ideologjisë së vehabizmit, është shtuar më shumë pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran. Revolucioni Islamik i Iranit e ka tronditur në masë të madhe Arabinë Saudite dhe në këtë mënyrë është shtuar edhe presioni mbi Arabinë Saudite. Pas kësaj ngjarje, Arabia Saudite nëpërmjet lidhjeve me klientët e saj në Azi, Afrikë dhe në disa pjesë të Evropës, filloi propagandimin e ideologjisë së vehabizmit,- theksoi ndër të tjera Suzane Shruder, kryetare e qendrës për hulumtime të botës islame FFGI.

Hulumtimi i dytë në lidhje me burimet financiare dhe ushqyerjen ideologjike të grupeve takfiriste dhe terroriste është bërë me kërkesë të David Camerun, ish-kryeministri i Britanisë së Mahde, mirëpo rezultatet e tij u përgatiten në kohën e qeverisjes së Theresa May. Në këtë hulumtim, gjithashtu, Arabia Saudite ishte i akuzuari i parë për mbështetje financiare ndaj grupeve takfiriste dhe terroriste. Qeveria e Anglisë për shkak se publikimi i këtij raporti mund të ndikonte negativisht mbi marrëdhëniet strategjike mes Anglisë dhe regjimit Al Saud, nuk lejoi publikimin e këtij raporti. Lidhja e gjerë politike, ushtarake dhe ekonomike e qeverive perëndimore dhe në krye të tyre Anglisë dhe Amerikës me regjimin Al Saud si mbështetësi më i rëndësishëm i lëvizjeve takfiriste dhe terroriste, tregon se gjestet e paraqitura nga shtetet perëndimore për të luftuar grupet ekstremiste dhe terroriste, nuk duhen të merren seriozisht. Të menduarit ekstremist dhe terrorist duhet të luftohet duke u nisur nga rrënjët e tij, sepse ai nuk luftohet vetëm duke shtuar masat e sigurisë. Dëshmitë tregojnë se shtetet perëndimore jo vetëm që nuk mbyllin burimet financiare të grupeve terroriste, por përkundër kësaj ato po ndjekin politikë për shtimin e islamofobisë dhe forcimin e lëvizjeve takfiriste dhe terroriste.

 

Tags