Qershor 13, 2020 06:59 CET
  • Islamofobia në Perëndim (5)

Në këtë edicion do të flasim rreth shtimit të Islamofobisë në Amerikës dhe sulmi ndaj xhamive në Britaninë e Madhe.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Islamofobia në Perëndim". Islami është feja e drejtësisë, paqes, humanizmit dhe dashurisë mes njerëzve. Karakteristika më e rëndësishme e Hazretit Muhamed s.a.v.s. ishte sjellja dhe morali i mirë. Një prej arsyeve që Islami është përhapur shumë shpejtë në Gadishullin Arabik në mesin e arabëve beduinë të asaj kohe, ishte dashuria, mëshira dhe sjellja e mirë morale e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Një prej porosive të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe të Ehli Bejtit (a.s.) për njerëzit në përgjithësi dhe për besimtarët e fesë Islame në veçanti, gjithashtu është morali dhe sjellja e mirë. Kjo porosi nuk i është drejtuar vetëm besimtarëve myslimanë, por Hazreti Muhamed s.a.v.s. edhe për ata të cilët nuk kanë pranuar fenë e pastër Islame, ka theksuar dashurinë mes njerëzve dhe humanizmin. Ekzistojnë shumë transmetime në historinë islame ku tregohet trajtimi me dashuri i Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe i Ehli Bejtit (a.s.) ndaj jomyslimanëve si dhe theksohet se një numër i madh i njerëzve kanë pranuar fenë e pastër Islame vetëm për shkak të këtij morali të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe të Ehli Bejtit (a.s.). Tani pasi kanë kaluar mbi 1400 vite nga shpallja e fesë Islame, janë paraqitur disa grupe në Perëndim të cilët duke e paraqitur fenë Islame si fe që përhap ekstremizmin dhe terrorizmin, po përhapin dhe propagandojnë Islamofobinë dhe urrejtjen ndaj Islamit në rajone të ndryshme të botës. Për fat të keq disa lëvizje në vendet islame sidomos vehabizmi që sundon në Arabinë Saudite, me një lexim dhe interpretim të gabuar ndaj mësimeve islame dhe me anë të veprimeve ekstremiste të tyre, po u japin shembujt e nevojshëm islamofobistëve në Perëndim për ta paraqitur Islamin si fe që përhap dhunën. Ata me formimin dhe mbështetjen e grupeve takfiriste terroriste si ISIS, janë vendosur plotësisht në shërbim të islamofobistëve në Perëndim për ta prishur imazhin e Islamit. Kjo është në kohën kur Islami burimor i Hazretit Muhamed s.a.v.s. nuk ka kurrfarë lidhje me islamin e ISIS dhe të vehabizmit që sundon në Arabinë Saudite. Çështje që tërheq vëmendjen në këtë drejtim është kjo që shtetet perëndimore me në krye Amerikës dhe Anglinë, janë aleat strategjikë të Arabisë Saudite. Në realitet shtetet perëndimore duke mbështetur Arabinë Saudite, po ndihmojnë lëvizjen e Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Perëndim. Këto shtete me këtë veprim kanë penguar prezantimin e Islamit burimor thirrës në drejtësi, paqe dhe dashuri mes njerëzve. Do të thotë Islamin i cili i fton të gjithë njerëzit që ta besojnë një Zot dhe të mos nënshtrohen para padrejtësisë dhe dhunës dhe të krijojnë një shoqëri të bazuar në drejtësi dhe paqe.

Si rezultat i kësaj lidhje mes shteteve perëndimore dhe Arabisë Saudite, po shtohen për çdo ditë e më shumë statistikat e veprimeve të dhunshme dhe diskriminimit racor dhe fetar ndaj myslimanëve në vendet perëndimore. Këshilli për Marrëdhënie Islamike-Amerikane në raportin e tij ka deklaruar: "Numri i krimeve përkatëse me urrejtjen dhe armiqësinë ndaj myslimanëve në gjatë muajt e parë të vitit 2016 në krahasim me gjysmën e dytë të një viti më parë, është shtuar në masë shumë të madhe". Në këtë raport thuhet se që nga vitit 2013 kur kjo organizatë e të drejtave qytetare, ka krijuar sistemin e dokumentimit dhe mbledhjes së dëshmive, ky konsiderohet viti më i keq në fushën e kryerjes së veprimeve kundër myslimanëve". Sipas raportit të Këshillit për Marrëdhënie Islamike-Amerikane, numri veprimeve fanatike në gjysmën e parë të vitit 2017, gjithashtu ka shënuar rritje me 24%. Zejneb Arin, koordinatore e sektorit për mbikëqyrje dhe përballje me Islamofobinë në Këshillin për Marrëdhënie Islamike-Amerikane, deklaroi: "Fushata e zgjedhjeve presidenciale dhe administrata e Donald Trump, presidentit të Amerikës, kanë krijuar fanatizëm dhe urrejtje që si rezultat i saj është kryerja e sulmeve dhe veprimeve të dhunshme ndaj myslimanëve dhe minoriteteve të tjera në këtë vend". Kjo zonjë myslimane me qëndrim në Amerikë shtoi: "Nëse do të vazhdojnë përsëri veprimet fanatike kundër komunitetit mysliman të Amerikës, atëherë viti 2017 mund të konsiderohet viti më i keq në fushën e veprimeve të tilla". Këshilli për Marrëdhënie Islamike-Amerikaneka deklaruar se shkaku kryesor dhe më i rëndësishëm i veprimeve fanatike dhe të dhunshme kundër myslimanëve gjatë vitit 2017, ka qenë përkatësia etnike dhe kombësia e viktimave në 32% të të gjitha veprimeve të dhunshme kundër myslimanëve. 20% e veprimeve të dhunshme ose diskriminuese ndodhin për këtë arsye se së pari supozohet se individi në fjalë është besimtar mysliman. Hixhabi i femrave myslimane gjithashtu është shkak i 15 % të sjelljeve të dhunshme kundër myslimanëve.

Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit në Evropë, sidomos në Britaninë e Madhe gjithashtu është duke u shtuar në nivel të konsiderueshëm. Në statistikat më të fundit të saj, organizata "Tell MAMA" e cila është një observator i Islamofobisë në Britaninë e Madhe, ka deklaruar se një vështrim mbi statistikat e dhunës kundër myslimanëve objekteve islamike në Angli, tregon shumë qartë se xhamitë në Britani të paktën një herë në javë sulmohen nga ana e grupeve islamofobiste. Në bazë të statistikave të publikuara, policia e Britanisë së Madhe pas organizimit të referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Brexit), krimet e kryera si rezultat i urrejtjes ndaj myslimanëve janë shtuar me 23 %. Fajad Mukal, përgjegjës i organizatës Tell MAMA, në një analizë në lidhje me këtë se për çfarë arsye xhamitë sulmohen më shumë nga grupet islamofobiste, thotë: "Xhamitë për arsye se janë simbol i Islamit dhe vend ku mblidhen besimtarët myslimanë, më shumë bëhen objekt i sulmeve dhe kërcënimeve të grupeve islamofobiste". Ai në analizën e tij shton: "Personat që kryejnë veprime dhe sulme anti-islamike, besojnë se ndikimi i veprimeve anti-islamike të tyre kundër xhamive, mund të ketë reflektim dhe jehonë më të madhe në krahasim me sulmin ndaj individi. Sulmi i kryer ndaj një xhamie, i dërgon këtë mesazh besimtarëve myslimanë se edhe ata do të sulmohen dhe në këtë mënyrë kërcënohen të gjithë myslimanët e atij qyteti". 

Shtimi i sulmeve kundër xhamive në Angli

Sipas raportit të organizatës "Tell MAMA", shumica e sulmeve të kryera ndaj xhamive dhe qendrave islame të Anglisë, përfshin vënien e zjarrit me qëllim, vendosja e ushqimeve të përgatitura me mish derri në këto vende dhe mënyra të tjera të veprimeve të dhunshme. Grupet Islamofobiste në Britaninë e Madhe në formë të organizuar, kryejnë sulme kundër xhamive në këtë vend. Veprimet më të fundit të dhunshme të tyre, është dërgimi i letrave kërcënuese për kryerjen e sulmeve me lëndë eksplozive në xhami. Qëllimi i grupeve islamofobiste me këtë veprim, është krijimi i frikës dhe tmerrit në mesin e myslimanëve të Britanisë së Madhe. Gjatë katër viteve të fundit, në organizatën "Tell MAMA" janë raportuar rreth 197 raste të kërcënimit ndaj xhamive ndërsa shumë prej rasteve edhe nuk janë raportuar. Natyrisht se grupet islamofobiste nuk mjaftohen vetëm me kryerjen e sulmeve fizike kundër myslimanëve dhe vendeve islame. Një prej metodave të grupeve islamofobiste është shkrimi i artikujve dhe editorialeve kundër Islamit. Disa media të Britanisë së Madhe kanë rubrika dhe hapësirë të veçantë publicistë dhe shkrimtarë të cilët njihen për islamofobinë e tyre. Persona të tillë islamofobistë gjithashtu janë shumë aktiv edhe në programet dhe emisionet televizive. Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit për fat të keq nuk kufizohet vetëm me vendet perëndimore. Shembuj të Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit ka shumë që nga lindja e Azisë e deri në qendër të Afrikës. Në një konferencë të zhvilluar vitin e kaluar në Singapor, të rinjtë myslimanë pjesëmarrës në këtë konferencë kanë shprehur shqetësime serioze në lidhje me shtimin e Islamofobisë edhe në këtë vend. Një prej studentëve aktivistë të Singaporit i cili ishte një prej organizatorëve të konferencës kundër Islamofobisë në këtë vend, në lidhje me këtë fenomen, tha: "Islamofobia në Singapor nuk është e të njëjtit nivel si në Perëndim, por ditëve të fundit po vërejmë se njerëzit po i shikojnë besimtarët myslimanë me një sy tjetër dhe më shumë dyshojnë te ata. Në këtë atmosferë duhet të bëhet përpjekje që njerëzit që i përkasin racave dhe feve të tjera, të informohen më shumë në lidhje me Islamin dhe kurrë nuk duhet të ndalemi në rrugën e luftës kundër Islamofobisë".

 

Tags