Qershor 13, 2020 07:11 CET
  • Islamofobia në Perëndim (7)

Në këtë edicion do të flasim rreth shpërthimeve të kryera në një xhami në shtetin Minnesota të Amerikës dhe reagimin e myslimanëve ndaj veprimeve islamofobiste në SHBA.

Në agimin e ditës së enjte më 5 gusht të vitit të kaluar disa besimtarë myslimanë në qytetin Bloomington të shtetit Minnesota në SHBA, kishin shkuar në xhaminë e këtij qyteti ku papritur shpërthimi i një bombe i tmerroi të gjithë. Për fat të mirë ky shpërthim nuk shkaktoi viktima në njerëz. Kjo xhami njihet me emrin qendra islamike “Darul-Faruk”. Muhamed Omar, kryetari i kësaj qendre islamike, deklaroi: “Kjo qendër edhe më parë është kërcënuar nëpërmjet kontakteve telefonike dhe e-mailave”. Ai duke thënë se kjo qendër islamike “Darul-Faruk” më parë ka zhvilluar veprimtarinë e vet me emrin “Qendra e familjes dhe të rinjve Al-Faruk”, shtoi: “Në kohën e shpërthimit të gjithë fqinjët ishin në gjumë dhe zhurma e shpërthimit i ka tronditur të gjithë njerëzit”. Rio Kortis Di Jang, një prej fqinjëve jomysliman i kësaj xhamie, duke vendosur një tubë lule pranë xhamisë “Darul-Faruk” disa orë pas shpërthimit në shkrim ka shkruar: “Unë dhe miqtë e mi gjatë muajit të Ramazanit kemi vizituar këtë xhami dhe këtu po jetojmë përkrah myslimanëve. Sulmi ndaj xhamisë është sikur sulmi ndaj kishës apo ndaj sinagogës dhe ndaj objekteve të të gjitha feve. Prandaj, ne të gjitha qëndrojmë përkrah juve myslimanëve”. Mirëpo në Amerikës të gjithë njerëzit nuk mendojnë kështu. Ekziston një dallim i hapur mes myslimanëve dhe jomyslimanëve. Nëse në Amerikë ndodh një eksploziv në një kishë, një veprim i tillë quhet sulm terrorist. Donald Trump do të bërtiste se kjo është luftë kundër krshiterizmit. Një ngjarje e tillë gjithashtu do të shndërrohej në ngjarjen më të rëndësishme jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën. Mirëpo në Amerikë nuk kalon një javë që të mos kryhen sulme kundër ndonjë xhamie dhe qendrave kulturore fetare të myslimanëve, por nuk ndodhë asgjë! Një javë para shpërthimit kundër kësaj xhamie, u kryer një sulm tjetër anti-islam në Minnesota. Një varrezë e myslimanëve në periferi të Miniapolis ishte sulmuar dhe autorët e sulmeve me ngjyra kishin vizatuar kryqin e thyer mbi sipërfaqen e murit dhe kishin shkruar ofeza të ndryshme. Mirëpo kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e valës së terrorit kundër myslimanëve në Amerikë, sidomos gjatë presidencës së Donald Trump. Në tre muajt e parë të vitit 2017, në mënyrë të qëllimtë ishin djegur në zjarr 4 xhami. Pamjet e këtyre xhamive të shkatërruara në shtetet e ndryshme nga Florida, Teksasi e deri në Uashington, na kujtojnë pamjet e kishave të zezakëve të cilat janë djegur nga racistët gjatë dekadave të kaluara.

Unioni i Lirive Qytetare në Amerikë ka publikuar një hartë të 50 shteteve të Amerikës në të cilat janë përcaktuar sulmet e kryera kundër xhamive. Kjo hartë është shumë e çuditshme. Në bazë të kësaj harte, gati nuk ekziston asnjë shtet në Amerikë në të cilin nuk është kryer një sulm kundër xhamive. Edhe pse një situatë e tillë është alarmante, mirëpo ishte e papritur që me ardhjen në pushtet të Donald Trump do të krijohet një situatë e tillë. Islamofobistët në Amerikë ndjekin dy qëllime kryesore me sulmet që po kryejnë kundër xhamive dhe qendrave fetare të myslimanëve. Një prej këtyre qëllimeve është krijimi i frikës dhe tmerrit mes myslimanëve dhe pengimi i tyre që të shkojnë në xhami, ndërsa qëllimi i dytë është që t’i shtyjnë myslimanët të kryejnë sulme të ngjashme kundër qendrave të feve të tjera dhe paraqitja e myslimanëve si anti-amerikanë. Në këtë mënyrë në rast se myslimanët të bien në këtë kurth të tyre, ata do të realizojnë qëllimet e veta për t’i paraqitur myslimanëve si terrorist dhe fenë Islame si fe ekstremiste dhe të dhunshme. Brigitte Gabriel, themeluesja e grupit islamofobist “ACT! for America” thotë: “Individët që besojnë në Kur’an, nuk mund të jenë qytetarë besnikë për SHBA-të”. Disa të krishterë amerikan të cilët mbështesin republikanët, Islamin nuk e konsiderojnë një fe, por një ideologji totalitare dhe besojnë se myslimanët nuk vendosen nën ligjin e lirisë së feve. Lëvizja islamofobiste në Amerikë me ardhjen në pushtet të Donald Trump, është bërë shumë e fuqishme. Shtimi i sulmeve raciste dhe terroriste kundër myslimanëve dhe veprimet diskriminuese ndaj qytetarëve dhe emigrantëve myslimanë me qëndrim në Amerikë, dëshmon më së miri këtë se lëvizjet islamofobiste në Amerikë janë forcuar në masë të madhe me pretekst të luftës kundër terrorizmit. Mirëpo reagimi i myslimanëve ndaj këtyre veprimeve islamofobiste në Amerikë gjithnjë ka qenë shumë i matur dhe i vetëdijshëm. Ata nuk kanë lozur kurrë në fushën e islamofobistëve dhe kanë ndjekur vazhdimisht një qasje intelektuale në lidhje me Islamin. Një prej veprimeve të myslimanëve është zhvillimi i programit dyert e hapura të xhamive për qytetarët amerikanë dhe dhënia e përgjigjes ndaj pyetjeve të tyre në lidhje me mësimet e Islamit.

Me iniciativën e myslimanëve të shtetit Ilinoi të Amerikës, janë zhvilluar edhe ekskursione për qytetarët amerikanë për t’u njohur ata me mësimet islame duke vizituar xhamitë. Me dhjetëra qytetarë të shtetit Ilinoi të Amerikës duke vizituar njërën prej xhamive të këtij shteti, kanë paraqitur pyetjet dhe dilemat e tyre në lidhje me Islamin dhe duke biseduar drejtpërdrejt me myslimanët dhe me imamët e xhamive, kanë marrë përgjigjet e kërkuara në lidhje me fenë Islame dhe myslimanët. Në këtë ekskursion për të vizituar xhamitë, kanë marrë pjesë qytetarët amerikanë me përkatësi të ndryshme fetare dhe gjithashtu njerëz të shtresave të ndryshme. Shumë prej tyre për herë të parë kanë vizituar një xhami dhe një qendër myslimane. Michael Gudainaf, një prej pjesëmarrësve në këto vizita në xhami, në lidhje me motivin e vet për të marrë pjesë në këtë program, tha: “Të dielën në Kishë, prifti foli në lidhje me unitetin në xhami dhe theksoi se miqësinë dhe shoqërinë duhet zgjeruar edhe jashtë kishës dhe ajo duhet manifestuar edhe në shoqëri. Prandaj edhe pjesëmarrja ime në këtë program është bërë me motiv të krijimit dhe thellimit të miqësisë me qytetarët myslimanë amerikanë”. Një tjetër pjesëmarrës në këtë program për të vizituar xhamitë e shtetit Ilinoi, tha: “Me shpjegimet që dha imami i xhamisë dhe myslimanët e tjerë dhe duke vështruar personalisht nga afër xhamitë dhe qendrat islame, janë mënjanuar shumë prej dilemave që kishim në mendjen tonë. Për shembull, tani e di se për çfarë arsye myslimanët heqin këpucët kur të hyjnë në xhami? Për arsye se ata bëjnë sexhde duke e vendosur kokën në tapet, prandaj ai vend duhet të jetë i pastër”. Muhamed Labadi, drejtori i qendrës islamike të qytetit Dekalb, pasi i dëshiroi mirëseardhje mysafirëve jomyslimanë të tij, ka theksuar kryerjen e namazeve ditore dhe i është përgjigjur pyetjeve të jomyslimanëve. Në vendet evropiane dhe në Amerikë është caktuar një ditë me emrin “Dita e dyerve të hapura të xhamive” dhe në këtë ditë vizita e të gjithë qytetarëve më përkatësi të ndryshme fetare në xhami është e lirë dhe ky program zhvillohet për informimin e drejtë të qytetarëve të ndryshëm në lidhje me Islamin dhe myslimanëve.

Programi për të vizituar xhamitë i organizuar nga qendra islame e qytetit Dekalb në shtetin Ilinoi të Amerikës

Rezultatet e studimeve dhe sondazheve më të fundit tregojnë se edhe pse është shtuar niveli i Islamofobisë në Amerikës; por është shtuar edhe niveli i interesimit të njerëzve për ta njohur Islamin dhe myslimanëve. Në këtë mes, myslimanët gjithashtu për të prezantuar Islamin për qytetarët amerikanë, kanë marrë iniciativa të ndryshme. Ajaz Virexhi, mjek 42 vjeçar nga India, por i lindur në Kenia dhe i rritur në Florida të Amerikës dhe diplomuar në Universitetin Xhorxh Washingtont, i cili ishte i interesuar për të punuar në zonat rurale dhe fshatra, është myslimani i parë që ka shkuar në qytetin Davson dhe deri më tani jeton në këtë qytet. Me ardhjen në pushtet të Donald Trump, ai ka vendosur që ta prezantojë Islamin e vërtetë për qytetarët amerikanë dhe të përballet me deklaratat islamofobiste të Trump. Ai ka fituar një simpati të madhe për shkak të shërbimit të sinqertë ndaj pacientëve të tij dhe po shfrytëzon pikërisht këtë simpati për të prezantuar Islamin e vërtetë. Xhejlani Husejn, drejtori i degës së Këshillit për Marrëdhënie Islamike-Amerikane në shtetinMinnesota, në lidhje me veprimtarinë e tij për prezantimin e Islamit, tha: “Një prej veprimeve mësimdhënëse është anëtarësimi i jomyslimanëve të Teksasit në ekipet për administrimin e krizës në reagim ndaj ngjarjeve dhe veprimeve të diskriminimit racor kudër myslimanëve.Vullnetarët jomyslimanë në kuadër të këtij programi trajnohen se si t’i përgjigjen deklaratave anti-islame. Urrejtja ndaj myslimanëve është shtuar shumë pas ardhjes në pushtet të Donald Trump dhe pas propozimit për regjistrimin e informacioneve të myslimanëve dhe për ndalimin e hyrjes së emigrantëve myslimanë në Amerikë, prandaj shumë qytetarë kanë dëshirë të anëtarësohen në këto ekipe dhe t’i kundërpërgjigjen politikave diskriminuese të Trump. Përkrahësit e myslimanëve duhet të bëjnë disa hapa të thjeshtë, për shembull duke shfrytëzuar rrjetet sociale të publikojnë eksperiencat e tyre të mira me myslimanët ose të marrin pjesë në iniciativat për mbledhjen e ndihmave për emigrantët. Rick Bernardo, profesor i Universitetit Sant Mari në Teksas, është një prej këtyre vullnetarëve i cili ka shumë miq dhe bashkëpunëtor myslimanë dhe bënë përpjekje të mënjanojë imazhin negativ të Islamit dhe myslimanëve duke publikuar kujtimet e tij dhe mirësitë e miqve të tij myslimanë në rrjetet sociale. S.T. Paol është një tjetër vullnetar në pension. Ai duke i mësuar gjuhën angleze fëmijëve të emigrantëve, mendon se në këtë mënyrë mund të krijohet një urë për krijimin e lidhjeve me të tjerët.

 

 

Tags