Shkurt 19, 2020 14:38 Europe/Tirane
  • Speciale për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare (4) Zgjedhjet, manifestim i lidhjes mes qytetarëve dhe autoriteteve në sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit

Në sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit zgjedhjet si një parim i pakontestueshëm, janë theksuar në Kushtetutën e Iranit.

Në bazë të kësaj, që nga themelimi i sistemit të Republikës Islamike të Iranit i cili është realizuar nëpërmjet organizimit të një referendumi popullor, janë zhvilluar zgjedhje të shumta me prirje dhe shije të ndryshme.

Referendumi i 12 farvardin të vitit 1358 të kalendarit iranian që përkon me 1 prill 1979, ka qenë një prej shembujve më të rralla të pjesëmarrjes politike të qetë dhe në nivel të lartë në historinë politike të Iranit. Në këtë referendum, qytetarët duke shënuar një pjesëmarrje 98%, kanë votuar pro themelimit të sistemit të Republikës Islamike dhe pastaj është hartuar dhe miratuar Kushtetuta e Iranit.

Sipas Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, qytetarët me votën e drejtpërdrejtë dhe të fshehur, në katër palë zgjedhje presidenciale, parlamentare dhe të lokale dhe Kuvendit të Ekspertëve të Liderishipit, marrjen pjesë në përcaktimin e fatit të vendit dhe administrimin e çështjeve të shtetit.

Zgjedhjet në sistemin politik të Iranit Islamik janë të bazuara mbi votën e qytetarëve si parim kryesor dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje në fusha të ndryshme politike dhe shoqërore, gjë që konsiderohet një detyrë me vlerë. Deri më tani janë organizuar zgjedhje të ndryshme si referendumi për Republikën Islamike, zgjedhjet për Kuvendin e Ekspertëve të Lidershipit, për Parlamentin Islamik, për hartimin e Kushtetutës, zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e këshillave lokalë në Iranit.

Zgjedhjet e Iranit në krahasim me zgjedhjet në vendet e tjera të botës, gëzojnë nivelin më të lartë të pjesëmarrjes dhe mbështetjes qytetare. Në bazë të statistikave zgjedhore, niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve të Iranit në zgjedhjet shtata presidenciale ka qenë 97%, në zgjedhjet e teta presidenciale ka qenë 66.6%, në zgjedhjet e nënta presidenciale ka qenë 62.8% dhe në zgjedhjet e dhjeta presidenciale ka qenë 85%.

Qytetarët iranianë edhe në zgjedhjet e Parlamentit Islamik gjithnjë kanë treguar një pjesëmarrje të lartë. Në mënyrë mesatare, niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet për Parlamentin Islamik ka qenë rreth 55%. Kjo pjesëmarrje në zgjedhjet e pesta parlamentare ka shënuar një rritje shumë të madhe duke arritur në nivelin 71%. Nga kjo pikëpamje, zgjedhjet e pesta parlamentare në Iran me këtë nivel të pjesëmarrjes së qytetarëve konsiderohen një shembull i veçantë.

Ky niveli i pjesëmarrjes në zgjedhjet e gjashta parlamentare në Iran ka qenë 67.35%, në zgjedhjet e shtata parlamentare niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve ka qenë 51.21%, në zgjedhjet e teta parlamentare ka qenë 55.40% dhe në zgjedhjet e nënta parlamentare pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 64.2%. Në zgjedhjet e dhjeta parlamentare gjithashtu niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve ka qenë 63.8%. Këto statistika tregojnë se në të gjitha këto zgjedhje, pavarësisht problemeve ekzistuese dhe propagandës negative që është bërë nga disa shtete të huaja dhe çështjeje të tjera si rrethanat e luftës, atentateve terroriste dhe presioneve ekonomike, pjesëmarrja e qytetarëve gjithnjë ka qenë në nivel mbi 50%. Nga ky aspekt Irani është ndër vendet e para nga aspekti i shtetndërtimit politik në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Në këtë vit gjithashtu do të zhvillohen zgjedhjet e njëmbëdhjeta për Parlamentin Islamik dhe zgjedhjet afatmesme për Kuvendin e Ekspertëve të Lidershipit. Këto zgjedhje do të zhvillohen më 21 shkurt 2020. Rëndësia e këtij kriteri bëhet më e qartë në kohën kur ta dimë se në rajonin e Azisë Perëndimore organizimi i zgjedhjeve gëzimi i të drejtës së votës nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrja në zgjedhje, akoma konsiderohet një sfidë e madhe.

Zgjedhjet në Republikën Islamike të Iranit janë institucionalizuar në kohën kur në shumë vende të Azisë Perëndimore esencialisht ose nuk organizohen fare zgjedhje ose sistemet qeverisëse janë në atë mënyrë që edhe me organizimin e zgjedhjeve, të drejtat e qytetarëve kurrë nuk realizohen ashtu siç e meritojnë. Për shembull, në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Jordani mbreti praktikisht edhe luan rolin e sundimtarit edhe të qeverisë dhe nuk mund të futet në mekanizmin e zgjedhjes ose të shkarkimit dhe qytetarët nuk kanë kurrfarë roli as për të kritikuar atë.

Trajtimi jashtë normave i grave në këto vende, gjithashtu është një çështjeje për të cilën organizata dhe institucionet e të drejtave të njeriut vazhdimisht po flasin rreth saj. Monarkitë trashëguese në vendet rreth Gjirit Persik praktikisht nuk pranojnë kurrfarë roli për qytetarët dhe lidhje me familjen dhe fisin sundues kryesisht konsiderohet bazë e legjitimitetit.

Tags

Komente