Shkurt 08, 2021 16:08 Europe/Tirane
  • Jeta e myslimanëve të Indisë në tmerrin e dhunës së hindasve ekstremistë

Në këtë program do të shqyrtojmë disa prej veprimeve më të fundit të hindasve islamofobistë.

Pasi kanë kaluar më shumë se një vit nga miratimi i ligjit për shtetësinë në Indi, minoriteti i madh i myslimanëve të Indisë vazhdon të jetojë në një atmosferë të frikës dhe tmerrit nga dhuna e hindasëve ekstremistë të këtij vendi. Qeveria e Naranda Mudi gjithashtu për të fituar mbështetjen dhe votat e hindasëve ekstremist në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në mes të vitit 2021, që nga viti i kaluar kur qeveria e udhëhequr nga partia në pushtet “Baharatja Xhanata” filloi të zbatojë reformat në ligjin e shtetësisë së këtij vendi, India u shndërruar në një atmosferë të rrezikshme dhe të dhunshme për minoritetin e myslimanëve të këtij vendi. Në këtë raport thuhet: “Në kohën kur atmosfera qytetare anë e mbanë botës po përballet me rrezik, rasti i Indisë, vend në të cilin dhuna kundër myslimanëve gjatë disa viteve të fundit është shtuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme, është një rast i veçantë”. Në këtë raport gjithashtu është theksuar se India për minoritetin mysliman është shndërruar në një atmosferë shumë të rrezikshme dhe të dhunshme. Në vazhdim të raportit të Organizatës për Minoritete në Azinë Jugore që u publikua në vitin 2020, thuhet: “Në dhjetor të vitit 2019, një ndryshim që është bërë në ligjin e shtetësisë të Indisë dhe që është miratuar, ka vështirësuar në masë të madhe jetën për një grup të emigrantëve, sidomos për myslimanët. Ligji i shtetësisë së Indisë i cili u miratua në Parlamentin e Indisë në dhjetor të vitit 2019, i jep leje Qeverisë së Indisë që t’u japë shtetësinë e Indisë emigrantëve civilë të tre vendeve fqinjë të Indisë (Pakistani, Bangladeshit dhe Afganistanit) me kusht që ata të mos jenë myslimanë. Ky veprim, ka ngjallur shumë protesta nga ana e myslimanëve”.

Partia “Baharatia Xhanata” që nga koha kur ka ardhur në pushtet në nivel kombëtar në vitin 2014, ka shtuar kundërshtimin dhe diskriminimin e minoriteteve fetare sidomos ndaj myslimanëve dhe islamofobia dhe urrejtja kundër myslimanëve e partisë në pushtet “Bahartia Xhanata” ka ushtruar ndikim të madh mbi atmosferën qytetare të myslimanëve, organizatave dhe aktivistëve myslimanë në shoqërinë e Indisë. Me miratimin e ligjit të ri për shtetësi në Indi, hindasit ekstremist gjatë një viti të kaluar, me pretekste të ndryshme kanë vështirësuar jashtë mase jetën për myslimanët e këtij vendi. Qeveria e Naranda Mudi gjithashtu me miratimin e ligjeve kundër myslimanëve në realitet po ndjek politikë të harmonizuar me veprimet islamofobiste dhe me urrejtjen kundër myslimanëve që manifestojnë hindasit ekstremistë. Kjo politikë e Qeverisë së Indisë është bërë një inkurajim për hindasit ekstremistë dhe islamofobistë që të sulmojnë kundër myslimanëve

Një prej çështjeve që gjatë javëve të fundit kanë shkaktuar shtimin e sulmeve kundër myslimanëve ishte martesa e të rinjve myslimanëve me vajzat nga familjet hindase.

Hindasit ekstremistë kësaj radhe martesën e të rinjve myslimanë me femrat hindase e kanë bërë pretekst për të sulmuar myslimanët. Ata e kanë paraqitur këtë çështjeje në nivel të gjerë duke pretenduar se myslimanët me këtë veprim dhe duke ndryshuar fenë e bashkëshorteve të tyre, dëshirojnë që nëpërmjet kësaj mënyre të ndryshojnë përbërjen e popullsisë së Indisë. Kjo është në kohën kur këto pretendime të hindasëve janë të pabaza. Kjo është për arsye se këto martesa mes pjesëtarëve të dy feve të ndryshme bëhen në bazë të pajtimit dhe pëlqimit mes palëve dhe nëse bëhet ndryshimi i fesë së vajzave hindase, bëhet në bazë të pëlqimit dhe dëshirës së tyre. Zgjedhja e fesë dhe e shkollës fetare është pjesë e të drejtave elementare të çdo njeriu. Mirëpo në shoqërinë e Indisë në të cilën ekziston me qindra besime, fe e shkolla fetare, myslimanët nuk gëzojnë të drejtat dhe lirit njerëzore elementare të tyre dhe me veprimet dhe mbështetjet e qeverisë aktuale, Islamofobia në Indi është shndërruar në një çështjeje të ligjshme dhe të zakonshme.

Islamofobia në Indi

Në kuadër të veprimeve islamofobiste të hindasëve ekstremistë, qeveria lokale në shtetin Utarpradajsh së fundi ka miratuar një ligj në parlamentin lokal të këtij shteti në bazë të të cilit është ndaluar martesa mes myslimanëve dhe hindasëve. Qëllimi i këtij ligji është quajtur “Ndalimi i Xhihadit të Dashurisë”. Termin “Xhihadi i Dashurisë” ekstremistët hindas islamofobistë po e përdorin për të përshkruar martesën e meshkujve myslimanë me femrat hindase. Hindasët ekstremistë pretendojnë se meshkujt myslimanë nëpërmjet martesës me femrat hindase, po i detyrojnë ato që ta ndryshojnë fenë dhe besimin e tyre. Në bazë të ligjit i cili është miratuar në parlamentin e shtetit Utarpradajsh, ata të cilët kryejnë “Xhihad të Dashurisë”, do të dënohen me burgim deri në dhjetë vite. Pas miratimit të këtij ligji në shtetin Utarpradajsh, gazeta “Telegraf”, ka deklaruar: “Gati 40 familje myslimane të Indisë për shkak të keqtrajtimeve nga një grup nacionalist ekstremist hindas, kanë vendosur të shpërngulen nga fshati i tyre në shtetin Utarpradash në veri të Indisë dhe të arratisen nga vendbanimi i tyre”. Sipas këtij raporti, një grup i pjesëtarëve të grupit radikal ultranacionalist me emrin “Baxhrang Dal” më 23 dhjetor të vitit 2020, ka hapur zjarr në drejtim të shtëpisë së pronarit mysliman të një dyqani, për arsye se ai nuk ka pranuar t’u jap atyre cigare falas. Gazeta “Telegarf” ka shkruar: “Pronari i këtij dyqani nuk janë dëmtuar gjatë këtij sulmi, mirëpo familjet e minoritetit mysliman në këtë fshatë përbëjnë rreth 600 familje dhe pas këtij sulmi, kanë vendosur që sa më shpejtë të largohen nga ky fshat. Myslimanët kanë vendosur tablo në muret e shtëpive të tyre mbi të cilat është shkruar “Kjo shtëpi është në shitje, ne do të shpërngulemi nga ky fshat”. Kjo gazetë duke cituar Sartaxh Alam (25 vjeçar) i cili ditë më parë së bashku me familjen e tij është larguar nga ky fshat, ka shkruar: “Ai dhe familja e tij nuk po ndjehen të sigurt. Hindasit kërkojnë nga ne që të largohemi nga ky fshat. Ka shumë kohë që ata sulmojnë familjet myslimane dhe po i keqtrajtojnë ata në mënyra të ndryshme”.

Gazeta “The Quint” ka raportuar se të paktën katër shtete të tjera të Indisë kanë ndërmend të miratojnë një ligj kundër martesës së meshkujve myslimanë me vajzat hindase. Motivi i miratimit të një ligji të tillë është në bazë të induktimit të grupeve hindase islamofobiste duke pretenduar se një numër i madh i meshkujve myslimanë po paraqiten se janë të dashuruar në femrat jomyslimane, por që me anë të martesës synojnë t’i ndryshojnë fenë femrave hindase. Ministri i punëve të brendshme në shtetin Madiapradash të Indisë më parë ka thënë se ky shtet ka ndërmend të zhvlerësojë me ligj martesat të cilat janë bërë në bazë të mashtrimit dhe mënyrave të tjera të pavërteta. Disa shtete të tjera të Indisë gjithashtu kanë ndermen të miratojnë dhe zbatojnë ligje kundër martesës së meshkujve myslimanë me vajzat hindase si shtetet Harjana, Karnakata dhe Asam.

Islamofobia dhe urrejtja kundër myslimanëve sot në Indi, ka kaluar përtej çështjes së të drejtës për shtetësi dhe të drejtave qytetare dhe nuk ekziston një javë në të cilën grupet ekstremiste hindase të mos e gjejnë ndonjë pretekst të ri për të sulmuar myslimanëve dhe për të vështirësuar sa më shumë kushtet e jetesës për myslimanët. Ata në këtë drejtim, gëzojnë mbështetjen e plotë të qeverisë së Narandra Mudi, kryeministrit të Indisë. Narandra Mudi, kryeministri i Indisë, pas fitores në zgjedhjet e vitit 2014, ka premtuar se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të krijuar ndryshime për zhvillimin ekonomik, progresin dhe zhvillimin e rajoneve fshatare dhe për krijimin e vendeve të punës sa më shumë për të rinjtë e këtij vendi, mirëpo tani partia e tij po akuzohet për ndezjen e konfliktit dhe urrejtjes së dhunshme kundër grupeve minoritete, sidomos kundër minoritetit mysliman në këtë vend. Partia “Baharatia Xhanata” dhe grupet indase ekstremiste mbështetëse të kësaj partie synojnë që ta shndërrojnë Indinë në një vend me superioritet të hindasëve. Këto grupe hindase janë islamofobiste të cilët e kanë ndihmuar partinë “Baharatia Xhanata” që të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014 që të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014 duke fituar 282 kursi në Parlamentin e Indisë dhe të arrijë në pushtet në Nju Delhi. Në bazë të raportit “Gjendja e minoriteteve në Azinë Jugore” të publikuar në vitin 2019, India pasi ka anuluar statusin e autonomisë të rajoneve Xhamu dhe Kashmir në verën e vitit të kaluar, veprim ky që u bë me insistimin e partisë hindase-nacionaliste “Baharatia Xhanata” në pushtet, është shndërruar në një vend të rrezikshëm dhe të dhunshëm për minoritetet myslimane. Myslimanët dhe hindasit përgjatë shekujve me radhë kanë jetuar në paqe dhe qetësi përkrahë njëri-tjetrit dhe asnjë prej palëve nuk ka synuar të fitojë superioritet mbi palën tjetër. Në një vend siç është India ku ekzistojnë me dhjetëra religjione dhe besime fetare, për stabilitet dhe progres nuk ekziston rrugë tjetër përveçse të njohë zyrtarisht të drejtat e të gjithë besimtarëve të feve dhe religjioneve të ndryshme. Politika islamofobiste që është huazuar nga perëndimi në Indi, do ta devijojë rrugën e zhvillimit dhe progresit të Indisë dhe ky do ta vendosë këtë vend në rrugën e tensioneve dhe veprimeve të dhunshme të pafund. Nuk mund të anashkalohen të drejtat elementare dhe themelore të mbi 200 milionë myslimanëve dhe njëkohësisht të flitet për stabilitet, siguri dhe zhvillim e progres në këtë vend.

Tags