Korrik 14, 2019 12:09 Europe/Tirane
  • Përpjekja e pasuksesshme e Amerikës për të krijuar atmosferë kundër Iranit, qëllimet dhe perspektiva

Donald Trump, presidenti i Amerikës, në rrugën politike anti-iraniane të qeverive dhe presidentëve të mëparshëm të Amerikës, ka deklaruar një armiqësi më të hapur kundër Iranit si gjatë fushatës elektorale dhe gjithashtu pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë.

Ai në mënyrë të hapur po ndjek qasjen politike për të dobësuar dhe rrëzuar sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Trump duke deklaruar se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe fuqizimi përsëri i sanksioneve atomike kundër Iranit, ka hyrë në një luftë ekonomike me Iranin. Qasja e Amerikës përball Iranit është ndërtuar vetëm mbi kërcënim, politikë të dhunshme, detyrim dhe vendosje të sanksioneve.

Qeveria e Trump në dimensionin rajonal gjithashtu në kuadër të dokumentit për strategji të sigurisë kombëtare të vitit 2017, ka bërë përpjekje të gjera për krijimin e koalicioneve rajonale me qëllim kontrollin e Iranit dhe përpjekje për ndryshimin e politikave dhe veprimeve të Iranit në nivel të Lindjes së Mersme. Uashingtoni gjithashtu me pretekst për t'u përballur me kërcënimet e Iranit si politikat rajonale dhe mbështetja e pretenduar e Iranit ndaj terrorizmit, synon vetëm të arsyetojë praninë dhe veprimet ushtarake të veta në Lindjen e Mesme.

Amerika pas ndodhjes së një varg ngjarjesh si shpërthimi në zjarr i 4 anijeve transportuese të naftës në afërsi të portit Fuxhejra më 12 maj dhe sidomos pas shpërthimit në zjarr të dy anijeve transportuese të naftës më 12 qershor në Detin Oman, ka filluar ndjekjen e projektit për të akuzuar Iranin si shkaktar i këtyre ngjarjeve dhe përpjekjet për t'i bindur aleatet e saj dhe vendet e tjera në këtë drejtim.

Autoritetet e larta amerikane si Mike Pompeo, shefi i DASH, kanë theksuar implikimin e Iranit në këto ngjarje. Në fazën tjetër, Donald Trump duke përsëritur ofendimet ndaj popullit të Iranit duke i quajtur "terrorist" qytetarët iranianë, pa paraqitur kurrfarë dëshmie e diokumenti, akuzoi Iranin për implikim në shpërthimin në zjarr të dy anijeve të naftës ditën e enjte në Detin e Omanit.

Donald Trump të premten më 14 qershor në një intervistë me Fox News, në përgjigje ndaj këtsaj pyetje se çfarë është vlerësimi i tij ndaj kësaj ngjarje?, tha: "Irani e ka bërë këtë veprim".

Pavarësisht pretendimeve të autoriteteve të Amerikës në lidhje me përpjekjet për uljen e tensioneve në Gjirin Persik dhe ndjekjen e një qasje të përshtatshme për negociata dhe diplomaci ndaj Iranit, mirëpo në veprim qeveria e Trump synon ta fajësojë Iranin për kryerjen e sulmeve ndaj anijeve të naftës dhe për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe në këtë mënyrë të arsyetojë vendosjen e presionin në maksimum kundër Iranit dhe njëkohësisht me këtë të krijojë një konsensus ndërkombëtar kundër Teheranit.

Megjithëkëtë, kjo qasje politike e Trump ka dështuar dhe përveç aleateve të Uashingtonit si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe ose Britania e Madhe, qëndrimet e vendeve të tjera në lidhje me ngjarjet e fundit në Detin e Omanit janë kundër politikës amerikane dhe ato kanë theksuar nevojën e kryerjes ë hetimeve më të gjëra pa akuzuar Iranin.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në reagim ndaj përpjekjeve të Amerikës për ta dënuar Iranin në KS të OKB pas ngjarjes së anijeve të naftës në Detin e Omanit, në faqen tij në Twitter ka shkruar: "Kjo që Amerika në mënyrë urgjente dhe pa kurrfarë dëshmi reale, po akuzon Iranin, e bënë të qartë vetëm këtë çështje se ekipi "B" po ec drejt një plani zëvendësues: diplomaci destruktive dhe mbulimi i terrorizmit ekonomik kundër Iranit".

Zarif me termin "Ekipi B" ka për qëllim grupin e përbërë nga Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës, Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite dhe Muhamed bin Zajed, princi i kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët synojnë ta çojnë Amerikën drejt një përballje ushtarake me Iranin.  

Veprimi i Uashingtonit në akuzimin e Iranit është bërë me qëllime të caktuara si krijimi i konsensusit ndërkombëtar kundër Iranit, arsyetimin dhe gjetjen e preteksteve për shtimin e presioneve ekonomike dhe shtimin e presionit kundër Teheranit, krijimin e rrethanave për shtimin e pranisë ushtarake në rajonin e Gjirin Persik, krijimin e besimit ndaj aleateve rajonal të Amerikës si dhe afrimin sa më shumë të veprimeve të përbashkëta të mundshme të Uashingtonit dhe të disa partnerëve evropian sidomos të Britanisë së Madhe.

Megjithëkëtë partnerët evropianë të Uashingtonit gjithashtu nuk u kanë besuar pretendimeve të qeverisë së Trump në lidhje me rolin e Iranit në ngjarjet përkatëse me anijet e naftës.

Sipas Trudy Rubin, analist amerikan, “Kritikat e hapura të Trump kundër Iranit dhe kërkesat e tij nga aleatet e Amerikës për t’iu bashkuar fushatës amerikane kundër Iranit, garantojnë dështimin e politikës së tij”.

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Bashkimit Evropian ditën e hënë më 17 qershor në një takim në Luksemburg, duke theksuar mosafrimin e qëndrimeve të shteteve të tyre me qëndrimet e Amerikës kundër Iranit, kanë kërkuar kryerjen e hetimeve më të gjëra në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Detin e Omanit.

Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, në këtë takim ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk mbështet akuzat e Amerikës kundër Iranit në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur ndaj anijeve transportuese të naftës në Detin e Omanit. Maas dhe homologët e tij evropian kanë theksuar se aktualisht nuk synojnë të deklarojnë konkludimet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Përveç evropianëve, edhe fuqitë ndërkombëtare rivale të Amerikës pas ngjarjes së shpërthimit të zjarrit në dy anije transportuese të naftës në Detin e Omanit dhe akuzave të pabaza të autoriteteve të qeverisë së Donald Trump kundër Iranit, kanë paralajmëruar se kjo ngjarje po shfrytëzohet nga Amerika për ta vendosur nën presion Iranin dhe për të zgjeruar tensionet.

Në këtë kuadër, ministria e punëve të jashtme të Rusisë ditën e premte më 14 qershor me anë të një deklarate, vlerësoi se politikat dhe qasja anti-iraniane e Amerikës është faktor për shtimin e tensioneve në rajonin e Azisë Perëndimore siç janë ngjarjet që ndodhen në Detin e Omanit.

Kjo deklaratë ka paralajmëruar në lidhje me arritjen e një rezultati të nxituar në lidhje me ngjarjet që ndodhen në Detin e Omanit para hetimeve ndërkombëtare dhe theksoi se para se të plotësohen hetimet, asnjë palë nuk duhet të shpallet fajtor. Pallati i Kremlinit duke thënë se akoma është shumë herët të gjykohet në lidhje me këtë se kush është autor i sulmeve ndaj anijeve të naftës në Detin e Omanit dhe ka paralajmëruar në lidhje me rezultatin e nxituar në lidhje me këtë çështje. Edhe Kina ka marrë qëndrim të ngjashme.

Një ditë pasi Amerika bëri të ditur implikimin e Iranin në sulmin ndaj anijeve transportuese të naftës, Shi Jing Ping, presidenti i Kinës, ka premtuar se do të zgjerojë marrëdhëniet e vendit të tij me Iranin.

Gazeta kineze “South China” gjithashtu ditën e hënë më 17 qershor ka shkruar: “Përveç disa shteteve të caktuar të cilat gjithnjë ndjekin politikën e Amerikës, shtetet e tjera të Bashkësisë Ndërkombëtare duke përfshirë edhe fuqitë e mëdha, kanë kundërshtuar deklaratat dhe akuzat e autoriteteve amerikane kundër Iranit në lidhje me çështjen e sulmeve ndaj anijeve të naftës”.

Pyetja e shtruar në lidhje me akzat e Amerikës kundër Iranit pas ngjarjeve të fundit në Detin e Omanit, është kjo se çfarë është qëllimi final i Amerikës? Autoritetet e qeverisë së Trump shumë herë kanë pretenduar se Amerika nuk synon një konflikt ushtarak me Iranin.  

Brian Hook, përfaqësuesi special i Amerikës në çështje të Iranit, ditën e mërkurë më 19 qershor në mbledhjen dëgjimore të Kongresit të Amerikës, ka thënë se ne nuk synojnë veprim ushtarak kundër Iranit, mirëpo mbrojmë interesat tona. Baza e politikës tonë kundër Iranit është diplomatike dhe ekonomike.

Para kësaj, Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, ditën e diele më 16 qershor, në një intervistë me kanalin televiziv amerikan Fox News, duke akuzuar përsëri Iranit për implikim në sulmin ndaj anijeve të naftës, theksuar shtimin e presionit ekonomik mbi Teheranin.

Pompeo pretendoi: “Uashingtoni nuk kërkon luftë me Iranin, mirëpo do të vazhdojë ushtrimin e presionit diplomatik dhe ekonomik mbi këtë vend”.

Pretendimet e Pompeo në lidhje me shmangien nga lufta me Iranin bëhen në kohën kur Uashingtoni ka filluar dërgimin e aeroplanmbajtës “Abraham Linkoln” dhe disa bombardues B-52 në rajonin e Gjirit Persik. Njëkohësisht me këtë, qeveria e Amerikës duke filluar luftën ekonomike, synon të godasë popullin iranian dhe thekson vazhdimin e kësaj politike armiqësore.

Theksimi i Pompeo në këtë se Amerika nuk dëshiron luftë me Iranin, në realitet është bërë duke marrë parasysh llogaritjet strategjike të amerikanëve në lidhje me pasojat e mëdha të një lufte të tillë për forcat amerikane dhe të aleatëve të Uashingtonit në rajon dhe ndikimin e saj mbi ekonominë globale, sidomos mbi tregjet e naftës.

Si pengës para Amerikës në lidhje me çfarëdo lloj aventure ushtarake kundër Iranit në radhë të parë mund të përmendet vendosmëria e Republikës Islamike të Iranit për t’u përballur dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë të prerë çfarëdo lloj kërcënimi të mundshëm, kundërshtimi për çdo ditë e më i madh i Bashkësisë Ndërkombëtare sidomos i fuqive rivale të Amerikës do të thotë i Rusisë dhe i Kinës ndaj veprimeve provokuese të Uashingtonit, distancimi i partnerëve evropianë të SHBA-ve nga akuzat e qeverisë së Trump kundër Iranit, dhe në fund pasojat e mëdha dhe të paanshkaluara të çfarëdo lloj veprimi të mundshëm të Amerikës në rajon.

Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, duke folur për zhvillimet e fundit në rajonin e Azisë Perëndimor, deklaroi: “Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, ne kërkojmë vetëpërmbajtje dhe durim nga palët e ndryshme në rajon. Ashtu siç ka deklaruar edhe sekretari i përgjithshëm i OKB, rajonin i Azisë Perëndimore nuk mund të durojë edhe një krizë të re”.

Irani shumë herë ka theksuar domosdoshmërinë e vendosjes së stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Gjirit Persik dhe ka kundërshtar veprimet tensionuese të fuqive perëndimore sidomos të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik. Irani duke ndjekur një qëndrim të përgjegjshëm, me të gjitha kapacitetet e veta po bënë përpjekje për vendosjen e stabilitetit dhe qetësisë në rajon.

Në këtë kuadër, së fundi Muhamed Xhavad Zartif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ka deklaruar gatishmërinë e Teheranit për nënshkrimin e paktit rajonal për mos kryerjen e agresionit. Megjithëkëtë, Uashingtonit synon që me shtimin e qëllimshëm të tensioneve në rajon, synon të realizojë qëllimet e veta si zgjerimin e tensioneve në kuadër të politikës islamofobiste dhe zgjerimin e shitjes së armëve për partnerët rajonal të Amerikës. Deklaratat e autoriteteve të larta amerikane si Trump, tregojnë se pavarësisht pretendimeve për interesim për negociata me Iranin, esenca e politikës së tij përball Iranit është e bazuar vetëm mbi kërcënim, ushtrimin e politikës së dhunshme dhe sanksioneve ekonomike. Megjithëkëtë Irani gjatë dyzet viteve të kaluara gjithnjë ka rezistuar përball politikave dhe veprimeve të Amerikës dhe praktikisht ka neutralizuar të gjitha komplotet e Amerikës.

Tags