Shtator 07, 2019 13:18 Europe/Tirane
  • Takimi i G7 në Francë, mosmarrëveshjet dhe akordet

Samiti i G7, i cili përfshin shtatë kombe të industrializuara - Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Britania, Japonia, Italia dhe Kanada - filloi punën e tij të shtunën më 24 Gusht në Biarritz të Francës. Para fillimit të tij, ekzistonte një shqetësim i madh për rezultatin e takimit, duke pasur parasysh dallimet e dukshme midis Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë.

Në fakt, samiti i G7 për vitin 2019 ishte një provë e vështirë për unitetin dhe integritetin e anëtarëve përballë krizave globale. Grupi 7 përbëhet nga shtatë vende të industrializuara me mbi gjysmën e ekonomisë në botë. Drejtuesit e vendeve të këtij grupi çdo vit mbajnë një takim të përbashkët. Fokusi kryesor i G7 në 1975 ishte ekonomia dhe tregtia. Me organizimin e një forumi të ekonomive të përparuara botëror takimi i G7 kishte si qëllim që të parandalonte që biznesi të kthehej në një ndasi politike midis anëtarëve të tij. Mirëpo politikat dhe veprimet e Presidentit Donald Trump në këtë fushë, janë bërë shkak për ndasi politike, afariste, mjedisore dhe të sigurisë. Kjo sjellje e presidentit amerikan është kundërshtuar përgjithësisht në qëndrimet dhe politikat e anëtarëve të tjerë të G7, përfshirë anëtarët e evropianë, Kanadanë dhe Japoninë, gjë e cila tre vitet e fundit ka devijuar vijën e takimeve të G7. "Ish-anëtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Robert Mali thotë: Njëanshmëria e Donald Trump po izolon vendin dhe kjo është bërë më e qartë që nga dalja nga marrëveshja bërthamore dhe vendosja  tarifave doganore dhe masave tregtare ndaj aleatëve më të afërt të Shteteve të Bashkuara.

Takimi u mbajt mes tensioneve në rritje midis Trump dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Lufta tarifore e Trump me Kinën, çështjet e mjedisit dhe marrëveshja bërthamore dhe mënyra se si të merren me Iranin, ishin ndër çështjet më sfiduese midis udhëheqësve të G-7. Disa analistë madje besuan se takimi i dyzet e pestë i Grupit 7 do të përfundonte pa një deklaratë për shkak të mosmarrëveshjeve të nxehta midis SH.B.A. dhe anëtarëve evropianë të grupit. Kjo nuk ishte e papritur duke pasur parasysh përvojën e samitit të Grupit 7 në Quebec të Kanadasë në vitin 2018. Në Samitin e Kanadasë, dallimet midis Trump dhe udhëheqësve të tjerë të Grupit 7 ishin të habitshme dhe dramatike, thonë disa ekspertë. Në ato kohë grupi u quajt si grupi 6 + 1, në formë ironie për të treguar se SH.B.A nuk ishte në pozitë me anëtarët e tjerë të grupit për çështje të rëndësishme ndërkombëtare si tregtia, Irani dhe ndryshimi i klimës. Kështu që, pasi samiti mbaroi, Trump madje tërhoqi nënshkrimin dhe mbështetjen e tij për deklaratën përmbyllëse të G7 në Kanada. Rreth Samitit të Grupit G7 në Francë, pasi samiti përfundoi punimet të hënën më 26 gusht, Franca lëshoi ​​një deklaratë përmbyllëse për çështjet e ngritura në samit dhe mbi përmbledhjen e diskutimeve.

Image Caption

Një çështje e rëndësishme që ndikoi në perspektivën e takimit të G7 ishte insistimi i Trump që anëtarët e tjerë të G7 ndjekin politikat e Uashingtonit, veçanërisht modelin ekonomik të SHBA. Zyrtarët amerikanë konfirmuan se Donald Trump gjatë takimeve të tij  me drejtuesit e Grupit G7 në Francë do të vlerësojë politikat ekonomike të qeverisë së tij dhe do të inkurajojë aleatët të ndjekin modelin e SHBA për zgjidhjen e problemeve ekonomike të botës. Trump u takua me drejtuesit nga Britania, Franca, Gjermania, Japonia, India dhe Kanadaja. Reuters i ka përshkruar bisedimet e Trump me drejtuesit e këtyre vendeve si "të ndërlikuara" sepse politikat tregtare të Trump kanë shkaktuar shumë ndasi mes anëtarëve të G7 me qeverinë amerikane. Prandaj, duke pasur parasysh politikat e njëanshme të Trump dhe përpjekjet e tij për të imponuar pikëpamjet dhe kërkesat e veta tek anëtarët e tjerë të Grupit G7, pritej që samiti i G7 në Francë të dëshmonte ashtu si samiti i mëparshëm i G7 në qershor 2018 që u mbajt në Kanada, takim që u karakterizua me kontradikta të pashembullta midis Trump nga njëra anë dhe drejtuesve evropianë dhe kryeministrit kanadez nga ana tjetër.

Në takimin e Grupit G7 në Francë, në të cilin morën pjesë udhëheqësit e shtatë vendeve të grupit, veçanërisht liderët evropianë dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, siç ishte Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk, ata shprehen shqetësimin e tyre të thellë për perspektivat e situatës ekonomike botërore dhe tensionet tregtare midis fuqive kryesore, në veçanti midis Kinës dhe SHBA dhe armiqësisë tregtare të Uashingtonit ndaj Evropës. Në fakt, që nga emërimi i Donald Trump, si president i Amerikës në janar 2017, marrëdhëniet bilaterale në dy anët e Atlantikut kanë qenë të tensionuara. Duke ndjekur një politikë unilaterale, Trump ka kërkuar të imponojë qasjet dhe kërkesat e tij të ndryshme për partnerët e Uashingtonit dhe për këtë ai është kritikuar edhe nga partnerët më të afërt si Anglia. Kryeministri britanik Boris Johnson në një deklaratë tha: "Rritja e politikave mbështetëse në fushën e tregtisë ndërkombëtare, tarifat që ne po shohim dhe ato që mbështesin tarifat e tregtisë do të jenë përgjegjës për çdo rënie në ekonominë botërore." Autoritetet evropiane në vazhdën e anëtarëve të tjerë të G-7, kanë lëshuar paralajmërime serioze ndaj veprimeve të Trump lidhur me tregtinë kundër këtyre vendeve, veçanërisht kundër anëtarëve të G-7. Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka paralajmëruar se BE do t'u përgjigjet masave të mundshme të administratës Trump për të vendosur tarifa ndaj biznesit dhe tregtisë. Ai tha se kjo mund të jetë shansi i fundit për të ringjallur komunitetin tonë politik.

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk e bëri këtë kritikë të mprehtë kundër Trump me qëllim të caktuar gjatë samitit, sepse Trump jo vetëm që nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij për çështjet e ngritura në samitin e Grupit të 7, por edhe mburrje u ka bërë thirrje liderëve të tjerë anëtare të grupit G7 që edhe ata të ndjekin politikat dhe veprimet e tij. Në të vërtetë, marrëdhëniet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara gjatë presidencës Trump kanë qenë një burim në rritje i tensionit. Politikat dhe veprimet e Trump në shumë raste kanë qenë në kundërshtim me pikëpamjet evropiane dhe kjo ka shkaktuar zhgënjim dhe kritikë të vazhdueshme nga zyrtarët e lartë evropianë, përfshirë Donald Tusk, kundër presidentit të diskutueshëm të SHBA. Politikania franceze Marie-Cécile Naves beson se politikat e Trump bazohen në këmbëngulje, blof dhe retorikë dhe se ai është i veçantë. Trump gjithashtu kërkoi të përvetësonte qasjet dhe kërkesat e tij të njëanshme dhe ato tua impononte  krerëve të tjerë pjesëmarrës në samitin francez. Megjithatë ai hasi në kundërshtimin e anëtarëve të tjerë të Grupit G7, sidomos në kundërshtimin e liderëve evropianë për çështjet e diskutueshme, duke përfshirë edhe ri-anëtarësimin e Rusisë në Grupin G7.

Image Caption

Në thelb, politikat dhe veprimet e Trump në fusha të ndryshme, veçanërisht tërheqja nga traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, siç është Marrëveshja Bërthamore dhe Marrëveshja e Parisit për Klimën, si dhe insistimi i tij për konfrontim dhe luftë tregtare me fuqitë e tjera ekonomike, kanë krijuar tension të madh. Kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër të zyrtarëve të lartë të BE-së. Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk i ka përshkruar politikat e Trump si shkaktare të tensioneve në të gjithë botën. Tusk ishte përpara samitit të Grupit G7 në Francë tha: “Tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore nuk ka pasur rezultate pozitive dhe ka shkaktuar një përçarje në Perëndim. Tusk gjithashtu e quajti luftën tregtare midis anëtarëve të G7, si faktor për të shkatërruar besimin midis tyre. Presidenti i Këshillit të Evropës paralajmëroi : "Nëse Presidenti Donald Trump përdor tarifat tregtare si një mjet politik, kjo mund të jetë një kërcënim për të gjithë botën." Qëndrimi kritik i Presidentit të Këshillit Evropian për politikat e Trump kishte rëndësi të dyfishtë, në funksionimin e samitit të Grupit G7 në Francë.

Një nga çështjet e ngritura para samitit të grupit në Francë ishte kërkesa e Trump për të bashkuar Rusinë me Grupin G7. Kjo çështje u parashtruara gjatë samitit të G7 dhe ajo ishte një nga dallimet kryesore midis Trump dhe udhëheqësve evropianë. Rusia u dëbua nga grupi i shtatë kombeve të industrializuara në vitin 2008 për shkak të pretendimeve perëndimore në lidhje me rolin e saj në krizën e Ukrainës dhe që prej asaj kohe takimi është mbajtur në formatin G-7. Sidoqoftë, Trump insiston që Moska të ftohet përsëri në samit. Trump disa ditë para samitit tha se ai do të mbështesë ribashkimin e Rusisë me Grupin G7 dhe shndërrimin e tij në Grupin G8. Kjo nuk është hera e parë që Trump ka mbështetur rikthimin e Rusisë në këtë grup. Vitin e kaluar në prag të samitit të G7, ai bëri thirrje që Rusia të kthehej në mesin e këtyre vendeve. Sipas Trump: Shumë gjëra do të jenë më të lehta nëse Rusia kthehet në Grupin G7.

Sidoqoftë, kërkesa e Trump u pasua me kundërshtimin e anëtarëve evropianë të G7. Këto vende përkatësisht, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, riantarësimin e Rusisë e kanë lidhur me ndryshimin e politikës ruse ndaj Ukrainës. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve të Minskut me Ukrainën lidhet direkt me propozimin që Rusia të  rikthehet në Grupin G7. Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili priti presidentin rus Vladimir Putin disa ditë para samitit të Grupit G7, insistoi që Rusia të mos lejohet të kthehet në Grupin G7 derisa kriza e Ukrainës të zgjidhet. Trump, ndërkohë, u pajtua me propozimin e Macron për të ftuar Rusinë në samitin e Grupit G7 të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara. Deklarata më e diskutueshme u bë nga kryeministri britanik Boris Johnson, i cili këmbënguli në rolin e pretenduar të Rusisë në helmimin kimik të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani, si dhe politikën e vazhdueshme të Rusisë për Ukrainën për të cilat ai kundërshtoi rikthimin e Rusisë në Grupin G7. Në përgjigje të kërkesës së Trumpit, Putin tha se Rusia i konsideron të dobishme çdo lidhje me Grupin G7 dhe nuk e konsideron të pamundur rikthimin e Rusisë në Grupin G7.

 

Tags