Nëntor 03, 2019 14:50 Europe/Tirane
  • Nga roli kyç i Amerikës në krijimin e ISIS e deri në pretendimin për luftën kundër tij (1)

Fenomeni i keq i terrorizmit dhe përhapja e tij e paparë gjatë dy dekadave të fundit, sidomos në kuadër të terrorizmit ekstremist ose takfirist, ishte një problem i madh për sigurinë e vendeve sidomos në rajonin e Azisë Perëndimore dhe njëkohësisht me këtë, lufta kundër terrorizmit u shndërrua në një pretekst për Amerikën për ndërhyrje dhe pushtimin e vendeve të tjera.

Pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, që konsiderohen një kthesë e madhe në politikën e jashtme të Amerikës, ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush në atë kohë me pretekst të luftës botërore kundër terrorizmit, filloi një qasje politike agresive dhe sulmoi ushtarakisht Afganistanin dhe Irakun. Pushtimi i Irakut u bë shkak për krijimin e grupeve terroriste si ISIS dhe këto grupe filluan të kryejnë shumë krime në Irak dhe Siri. Nga ana tjetër, Amerika që nga koha e fillimit të trazirave në Siri në vitin 2011, me qëllim të rrëzimit të qeverisë së Sirisë dhe shkatërrimin e boshtit të rezistencës, u vendos në krye të koalicionit perëndimor-arab duke mbështetur grupet terroriste dhe sidomos duke krijuar këto rrethana, hapi një llogari të veçantë në grupet takfiriste.

Në realitet Uashingtoni që nga viti 2001, e ndau terrorizmin në dy kategori: të keq dhe të mirë. Nga pikëpamja e autoriteteve amerikane, terroristët e mirë janë ata që kryejnë veprime në interes të Uashingtonit dhe të aleatëve tij. Natyrisht me këtë përkufizim, grupi terrorist ISIS pasi që vepronte në kuadër të rrëzimit të qeverisë legjitime të Sirisë, konsiderohej prej terroristëve të mirë. Nga pikëpamja e amerikanëve, terroristët e këqij janë ata të cilët veprojnë kundër hegjemonisë së Amerikës ose ecin në kundërshtim me interesat dhe sigurinë e aleatëve rajonal të saj si regjimi sionist. Në bazë të kësaj lëvizja e Hezbullahut të Libanit, lëvizja Ansarullah e Jemenit dhe grupet e rezistencës së Palestinës si Hamas dhe Xhihadi Islamik; janë prej terroristëve të ashtuquajtur të këqij. Në këtë mënyrë, në qasjen e Amerikës sidomos të qeverisë së Trump, ekziston një kontradiktë e hapur, për arsye se nga njëra anë po vërejmë mbështetjen e hapur të Donald Trump, presidentit të Amerikës, ndaj Arabisë Saudite e cila njihet si mbështetësja kryesore financiare e terroristëve dhe lëvizjeve ekstremiste dhe nga ana tjetër, Trump në mënyrë të vazhdueshme flet për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe kërkon marrjen e masave të reja në këtë drejtim. Kjo është në kohën kur ideologjia ekstremiste e vehabizmit të cilën e predikon dhe e mbështet Arabia Saudite, konsiderohet burim ideologjik dhe mendor i grupeve terroriste si ISIS i cili ka kryer dhe tenton të kryejë veprime terroriste në rajone të ndryshme të botës.

Në këtë mënyrë në qasjen dhe veprimin e Amerikës ndaj terrorizmit ekziston një kontradiktë e hapur. Sipas Ivan Ipolitov, ekspert për çështje politike, qëllimi i Amerikës gjatë viteve të fundit gjithnjë ka qenë shfrytëzimi i terrorizmit dhe ekstremizmit si mjet politik dhe pasojë e kësaj politike ishte dobësimi i vendeve të rajonit të Azisë Perëndimore dhe krijimit të rrethanave për zhvillimin e terrorizmit dhe ekstremizmit. Në realitet, një prej shkaqeve më të rëndësishëm për zhvillimin e ekstremizmit, pavarësisht burimit ideologjik dhe mendor të tij, është trajtimi i dyanshëm i këtij fenomeni. Deri në kohën kur disa vende sidomos Amerika dhe Arabia Saudite interesat e tyre i shikojnë të varura për qëndrimin e dhe përhapjen e ekstremizmit dhe terrorizmit takfirist, përhapja e terrorizmit në rajone të ndryshme të botës do të jetë e pashmangshme. Gjithashtu kur Uashingtoni së bashku me Riadin kanë luajtur rolin më të rëndësishëm në krijimin dhe zhvillimin e grupit terrorist ISIS. 

Zhvillimet që ndodhen pas krijimit të lëvizjeve popullore në botën arabe që nga janari i vitit 2011 e më pas, janë bërë shkak që në disa vende arabe të krijohen rrethana për formimin dhe përhapjen e ekstremizmit dhe terrorizmit që buron nga ai. Kjo çështje sidomos në lidhje me Sirinë, është vërtetuar më së tepërmi dhe ky vend u shndërruar në një fushë për realizimin në mënyrë konkrete të ideve ekstremiste të grupeve terroriste e të dhunshme si ISIS. Megjithëkëtë, perëndimorët dhe aleatët e tyre arabë, për të çuar përpara qëllimet dhe interesat e tyre dhe për realizimin e objektivave të tyre sidomos për shkatërrimin e Boshtit të Rezistencës duke rrëzuar qeverinë legjitime të Sirisë, në vend të luftës së vërtetë kundër terrorizmit kundër grupeve terroriste-takfiriste sidomos ISIS, kanë mbështetur këtë grup kriminel dhe grupet e tjera terroriste dhe si rezultat këto grupe terroriste duke mbledhur një numër të konsideruar të forcave, filluan të kryejnë veprime terroriste që deri më parë ndoshta nuk mund të paramendohej kryerje e veprimeve të tilla. Me dhjetëra mijëra qytetarë të Sirisë dhe Irakut u bënë viktimë e sulmeve të egra dhe barbare, të ekzekutimeve me vrasje masive dhe të sulmeve kamikazë të ISIS.

ISIS si një grup terrorist me emër dhe pjesëtarë të caktuar, u formua pas shfaqjes së lëvizjeve popullore në votën arabe në vitin 2011, dhe pas zgjerimit të trazirave në Siri. Grupi terrorist ISIS së pari u formua në Irak me pjesëmarrjen e elementëve të mbetur nga partia Ba’th e Irakut, selefistët dhe takfiristët të cilët ishin mbledhur nga rajone të ndryshme të botës dhe shumë shpejtë zgjerojë territorin e veprimtarisë së tij në territorin e Sirisë. Amerika si drejtuese e Perëndimit së bashku me partnerët e saj evropianë, që nga koha e krijimit dhe zgjerimit të krizës së Sirisë, me kategorizimin e grupeve terroriste në dy grupe “terroristë të mirë dhe terroristë të këqij”, filloi të mbështesë në mënyrë të gjerë të ashtuquajturit terroristë të mirë siç është edhe grupi terrorist ISIS. Qëllimi i perëndimorëve ishte rrëzimi i qeverisë legjitime të Sirisë dhe në këtë kuadër, këto grupe terroriste ata i shikonin si mjet dhe vegël për realizimin e këtij qëllimi të vetë. Donald Trump, presidenti i Amerikës, gjatë fushatës elektorale të tij, ka bërë deklarata polemike në lidhje me rolin e drejtpërdrejtë të ish-presidentit amerikan Barak Obama dhe Hillary Clinton, ish-kandidates demokrate dhe ish-sekretares amerikane të shtetit në atë kohë në krijimin e grupit terrorist ISIS. Trump në fjalimin e tij elektoral në janar të vitit 2016, ka thënë: “Ata (Obama dhe Clinton) janë persona të pasinqertë të cilët e kanë krijuar ISIS. Hillary Clinton së bashku me Obaman e kanë krijuar grupin terrorist ISIS.

Deklaratat e Trump në realitet ishin konfirmim i realiteteve dhe të vërtetave të cilat i kishin thënë shumë herë edhe disa liderë të tjerë të vendeve të botës si Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, në lidhje me rolin e drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë në krijimin e ISIS dhe veprimet e këtij grupi terrorist. Çështja e mbështetjes së Amerikës ndaj grupit terrorist ISIS është një çështje në të cilën shumë herë e kanë theksuar shtete të ndryshme sidomos Rusia e cila aktualisht ka prani aktive në zhvillimet e Sirisë. Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, veprimet agresore dhe të njëanshme të Perëndimit dhe Amerikës në rajonin Azisë Perëndimore i ka quajtur faktorë të shtimit të veprimeve terroriste në këtë rajon. Vladimir Putin në shkurt të vitit 2015, veprimet e njëanshme ushtarake të Amerikës dhe perëndimit në rajonin e Azisë Perëndimore i konsideroi faktor për krijimin e rrethanave të përshtatshme për veprimin e grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak. Në realitet Amerika në mënyrë të qëllimshme dhe në kuadër të objektivave të saj në Azinë Perëndimore, praktikisht ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin dhe forcimin e grupit terrorist ISIS.

Megjithëkëtë Amerika mori përsipër udhëheqjen e të ashtuquajturit “Koalicion Ndërkombëtar kundër ISIS”, mirëpo sinqeriteti i saj në këtë drejtim është tërësisht i dyshimtë. Funksioni i Amerikës në Siri tregon se që nga viti 2011 e deri në vitin 2014, kur grupi terrorist ISIS përveç disa rajoneve në Siri, pushtoi edhe disa rajone të mëdha në Irak, amerikanët ishin në shërbim të terroristëve dhe kanë luajtur rolin kryesor në furnizimin logjistik dhe mbështetjen financiare të grupeve terroriste-takfiriste si ISIS. Pas vitit 2014, gjithashtu kur u formua koalicioni ndërkombëtar i ashtuquajtur kundër ISIS, qëllimi i Amerikës më shumë ishte ruajtja e ISIS në korniza dhe përmasa të kontrolluara në mënyrë që ta shfrytëzojë atë kundër ushtrisë dhe qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj. Në këtë mënyrë, amerikanët vetëm në mënyrë sipërfaqësore shtireshin se po luftojnë kundër ISIS, ndërsa praktikisht në shumë raste kanë qenë mbështetës të grupit terrorist ISIS. Gjithashtu në vitin 2015, janë zbuluar shumë raste të dërgimit të ndihmave logjistike nga ana e Amerikës për grupin terrorist nëpërmjet ajrit në Irak dhe disa pilot amerikan e kanë pohuar një gjë të tillë duke thënë se edhe pse kishin mundësi të godasin objektivat e grupit terrorist ISIS, mirëpo nga autoritetet më të larta ata nuk lejoheshin të bënin një gjë të tillë.

Pushtimi përsëri i qytetit historik Palmira “Tadmur” në Siri nga grupi terrorist ISIS pas fitoreve të mëdha të ushtrisë së Sirisë dhe aleatëve të saj në çlirimin e Alepos, në mënyrë të hapur është bërë me dritën jeshile të Uashingtonit dhe ky veprim e ka bërë të qartë këtë çështje se veprimet e ISIS kryhen tërësisht me koordinimin e Amerikës dhe Uashingtoni praktikisht ka përsipër mbështetjen dhe administrimin e ISIS. Gjithashtu para sulmeve të grupit terrorist ISIS kundër forcave të ushtrisë së Sirisë në Dejrul-Zur në shtator të vitit 2016, avionët luftarakë të Amerikës në mënyrë të qëllimshme kanë bombarduar pozicionet e ushtrisë së Sirisë.

Forcimi i grupit terrorist në Afganistan gjithashtu është bërë duke marrë parasysh qasjen e Amerikës në mbështetje ndaj pranisë së këtij grupi terrorist në Afganistan dhe ka rëndësi të veçantë në ndihmën ndaj terroristëve të ISIS për të hyrë dhe për t’u vendosur në Afganistan. Moska shumë ka protestuar kundër ndihma me armatime dhe logjistike të Uashingtonit ndaj grupit terrorist ISIS në Afganistan. Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Duke marrë parasysh informacionet e besueshme, në mënyrë të qartë mund të theksohet mbështetja e forcave ushtarake të Amerikës dhe NATO-s ndaj degës së grupit terrorist ISIS në Afganistan dhe këto ndihma përbëjnë transportimin e terroristëve të ISIS me helikopterë të panjohur dhe dërgimi i armatimeve ushtarake vdekjeprurëse për ata.

Nga pikëpamja e Moskës, këto çështje bëhen shkak që të krijohen pyetje serioze në lidhje me qëllimet e vërteta të pranisë së forcave ushtarake të huaja në Afganistan. Përveç kësaj, duke marrë parasysh qasjen e zgjerimit të fushës dhe operacioneve që ka ndjekur grupi terrorist ISIS në të gjitha rajonet në të cilat është vendosur, ekziston ky kërcënim serioz që terroristët e ISIS të depërtojnë edhe në vendet e Azisë Qendrore dhe nga ato të nisen drejt Rusisë dhe të përballin rajonin me kërcënime serioze. Gjeneral Alexander Lapin, komandant i forcave ushtarake të zonës qendrore të Rusisë, duke vë në dukje faktin se pas thyerjes së grupit terrorist ISIS, pjesëtarët e këtij grupi ngas Siria dhe Irakut po shkojnë në rajone të tjera, beson se krerët e këtij grupi terrorist kanë një vëmendje të veçantë ndaj vendeve të Azisë Qendrore. Gjeneral Lapin ka thënë: “Në bazë të vlerësimeve tona, në territorin e Afganistanit janë të pranishëm rreth 10 mijë terroristë dhe shumica e tyre janë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS të cilët synojnë të krijojnë të ashtuquajturin “Khalifat Islamik” në territorin e vendeve të Azisë Qendrore. 5000 persona prej tyre janë vendosur në veri të Afganistanit. Për shkak që qëllimeve të mëdha të Amerikës në kuadër të destabilizimit dhe krijimit të kërcënimeve për disa shtete fqinjë të Afganistanit, Uashingtoni po ndjek një qasje mbështetëse ndaj grupit terrorist ISIS në këtë vend të përfshirë nga lufta”.

Pavarësisht pretendimeve të Amerikës në udhëheqjen e luftës kundër ISIS, esencialisht sinqeriteti i saj në këtë drejtim është tërësisht i dyshimtë. Në realitet amerikanët kanë luajtur rol të rëndësishëm në formimin dhe zgjerimin e grupit terrorist ISIS dhe gjithashtu me formimin e koalicionit ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS, para se të synojnë shkatërrimin e këtij grupi terrorist, më shumë kanë përpjekje për të kufizuar veprimet e ISIS dhe për ta ruajtur atë që ta shfrytëzojnë përsëri për realizimin e qëllimeve të tyre rajonale. Në këtë kuadër, Amerika, me mbështetje të gjerë me armatime ndaj kurdëve në pjesën veriore të Sirisë dhe me dërgimin e sasisë së madhe të armatimeve dhe makinave ushtarake të blinduara, gjatë viteve 2017 dhe 2018, i kanë shfrytëzuar ata si forca paramilitare për të luftuar kundër terroristëve të ISIS në provincat e pjesës veriore dhe verilindore të Sirisë si Raka dhe Dejrul-Zur. Kurdët pasi u bënë mburojë për mbrojtjen e amerikanëve në luftën kundër ISIS, në fazën tjetër do të thotë në dhjetor të vitit 2018, presidenti amerikan Donald Trump pretendoi përfundimin e punës së grupit terrorist ISIS në Siri dhe kërkoi largimin e forcave ushtarake të Amerikës nga Siria. Megjithëkëtë pretendimi i Trump është përballur me shumë dyshime si brenda në Amerikë dhe si në nivel të aleatëve të saj evropian dhe rivalëve ndërkombëtar të Uashingtonit dhe Donald Trump u detyrua të tërhiqet nga qëndrimet e tij të para në lidhje me këtë çështje.

 

Tags

Komente