Dhjetor 14, 2019 17:24 Europe/Tirane
  • Rënia e Amerikës dhe dimensionet e ndryshme të saj (3)

Një prej karakteristikave të rënies se Amerikës është rënia e saj nga sferën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Shenjë e rënies së Amerikës në sferën e politikë së jashtme dhe të sigurisë, është rënia e fuqisë së butë të Amerikës e cila tregohet me uljen e rolit dhe ndikimin e Amerikës në arenën botërore për shkak të politikave të saj të njëanshme sidomos gjatë periudhës së Donald Trump, i cili uli zotimet ndërkombëtare të Amerikës, ushtroi presion ndaj aleatëve për të përfituar nga aspekti financiar, doli nga marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare, zgjeroi divergjencën në dy anët e Atlantikut dhe kontradiktat e Evropës dhe Ameikës dhe shtoi pasigurinë dhe destabilietin ndërkombëtar dhe uli besueshmërinë e Amerikës në opinionin publik botëror.

Rënia e Amerikës në arenën e politikës së huaj, vihet re me uljen e ndikimit të Uashingtonit në arenën ndërkombëtare. Kjo çështje ka lidhje të drejtpërdrejtë me veprimtarinë e njëanshme të Amerikë sidomos gjatë periudhës së Xhorxh Bushit dhe veprimet e tij si sulmi në Afganistan dhe në Irak që gradualisht dobësoi pozitën botërore të Amerikës. Me ardhjen në pushtet të Donald Trump më 20 janar 2017, njëanshmëria e Amerikës u ringjall. Trump në kuadër të sloganit “ Amerika e Para” në prioritet të punës së tij vendosi interesat dhe qëllimet e Amerikës pa u kushtuar aspak rëndësi vendeve të tjera dhe në këtë kuadër ndoqi politikën e njëanshme të Uashingtonit për të shtuar fuqinë dhe supremacinë e këtij vendi kundrejt rivalëve. Siç thotë Jean Cluade Yuncker ideja “ Amerika e Para” e Donald Trump është bërë shkak për izolimin dhe që Amerika të mbetet e vetme, kjo sepse Trump për të realizuar politikat e tij po përdor metoda të papërshtatshme. Maria Sisilnau një hulumtuese nga Franca, thotë se Donald Trump me politikat e tij synon t’i jap fund shumanshmërisë dhe globalizimit në botë dhe këtë e tregon blofi dhe fryma e tij konfrontuese. Përveç kësaj veprimtaria e Trump dhe politika e ndjekur prej tij është bërë shkak për shtimin e kundërshtimeve sidomos tek partnerët evropianë të Amerikës. Robert Mali një prej anëtarëve të këshillit sigurisë kombëtare në Amerikë thotë se njëanshmëria e Donald Trump e ka izoluar këtë vend. Një prej pasojave të veprimtarisë së njëanshme të Donald Trump është dalja e Amerikës nga marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare. Qeveria e Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja e Parisit, është tërhequr nga marrëveshja bërthamore nga traktati TPP, nga këshilli për të drejtat e njeriut të OKB, si dhe nga organizata UNESCO. Trump me politikat e tij tregtar ka kërcënuar për daljen dhe tërheqjen e Amerikës nga OBT. Ai gjithashtu ka pezulluar negociatat për tregtinë e lirë në dy anët e Atlantikut. Trump ka marrë vendim edhe për tërheqjen e Amerikës nga traktati INF për raketat bërthamore.

Trump me politikat e tij të njëanshme dhe krejtësisht despotike, është munduar të imponojë kërkesat e tij tek vendet e tjera të botës dhe sidomos tek partnerët evropianë të Amerikës. Një prej karakteristikave të qarta të presidencës së Trump është shtimi i pashoq i divergjencave dhe mosmarrëveshjeve në dy anët e Atlantikut. Presidenti amerikan ka lëvizur krejtësisht në anë të kundërt të kërkesave dhe interesave të evropianëve dhe është bërë shkak që disa nga krerët e Evropës të kritikojnë ashpër Uashingtonin. Trump shumë herë ka kritikuar Evropën për atë që ai e quan mospërkushtimin serioz dhe të pamjaftueshëm të evropianëve në NATO. Mirëpo pas daljes së tij nga traktati i ambientit i Parisit, ai është kritikuar ashpër nga krerët e vendeve të mëdha evropiane. Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore më 8 maj 2018 gjithashtu ishte një veprim krejt kundër kërkesës dhe asaj që dëshironte Evropa dhe trojka evropiane dhe përkundër përpjekjeve të Uashingtonit, Evropa është munduar për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Bruno Lemar ministër i ekonomisë në Francë thotë; Ajo që Amerika synon të bëhet xhandari ekonomik i botës, është diçka krejtësisht e papranueshme.

Nuk janë vetëm partnerët evropianë të Amerikës që janë të pakënaqur nga sjellja dhe veprimtaria e Trump. Dy rivalët kryesorë të Amerikës në sferën politike dhe ushtarake d.m.th. Rusia dhe rivali tjetër në ekonomi dhe tregti Kina, kritikojnë ashpër presidentin Amerikën për mënyrën se si ai sillet me çështje të ndryshme ndërkombëtare. Vladimir Putin president i Rusisë thotë se sistemi një-polar në botë i kryesuar nga Amerika nuk është i pranueshëm për Rusinë e cila në asnjë mënyrë nuk do ta pranojë një sistem të tillë. Duke qenë se Trump është ngritur kundër traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare si ajo e Parisit dhe marrëveshja bërthamore dhe duke qenë se ai është kundër sistemit të tarifave doganore që aplikohet në botë, bota është renditur në radhë për t’iu kundërvënë presidentit amerikan.

Një tjetër karakteristikë e rënies së Amerikës është përpjekja e saj për shtimin e pasigurisë dhe destabilitet në botë, që gjatë periudhës së Trump kjo çështje është bërë akoma më e qartë me tërheqjen e Uashingtonit nga traktati INF, marrjen e vendimit për rinovimin e arsenalit bërthamor të Amerikës dhe për vendosjen e raketave në pikat dhe zonat e ndjeshme të botës. Qeveria Trump me të tilla veprime po bëhet shkak për nisjen e një gare të re armatimi në botë, që ka nisur që nga koha e Barack Obamës qeveria e të cili ka akuzuar Rusinë për shkeljen e traktatit INF. Amerika kujtonte se duke respektuar traktatin INF ky traktat e ndalonte atë që në sektorin raketor të mos kishte mundësi të konkurronte me Kinën. Trump duke anuluar anëtarësimin e Amerikës në traktatin INF më 2 shkurt të vitit 2019, vendosi kushte siç ishte zbatimi i plotë i traktatit nga ana e Moskës, të cilës i ka dhënë një afat kohe prej 6 muajsh. Më në fund Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit më 2 gusht të vitit 2019 shpalli zyrtarisht daljen e Amerikës nga traktati NPT duke bërë përgjegjës Rusinë për këtë vendim. Si rezultat traktati INF që ishte një traktat sigurie pas periudhës së luftës së ftohtë, u anulua dhe u hap rruga për nisjen e një garë të re armatimesh mes fuqive të mëdha bërthamore. Vendimi i Uashingtonit për daljen nga traktati INF ishte një vendim i programuar që ka për qëllim zgjerimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi si raketat cruise dhe balistike, si dhe zhvillimin dhe vendosjen e tyre në pika të ndjeshme në Azi dhe në Evropë.

Nga qeveria e Trump pritet që në kuadër të politikave të saj të supremacisë të mos e firmosë apo rinovojë traktatin INF. Ky është një traktat me rëndësi të madhe pasi eliminon armët atomike strategjike. Traktati i ri INF ka për qëllim kufizimin e armëve atomike strategjike të Rusisë dhe Amerikës. Në këtë mënyrë traktati bëri të mundur kufizimin e bombave bërthamore të Rusisë dhe Amerikës në 1550 copë dhe uljen e stacioneve të lëshimit në 800 copë. Amerika mundohet ta bëjë përgjegjës Rusinë për anulimin e traktatit INF dhe për mos kontrollimin e armëve sipas traktatit të ri. Nga ana tjetër autoritetet ruse janë treguar të vendosur për tu përballur në formë reciproke me veprimet e Amerikës. Vladimir Putin president i Rusisë, në lidhje me këtë ka thënë: Në rast se trakti Start anulohet pa arritur një marrëveshje të re, atëherë nuk ka më asnjë mjet kufizues për garën e armatimeve. Ai ka kërcënuar se nëse Amerika nuk tregon vullnet për arritjen e një marrëveshjeje të re, Rusia do të lejojë që ky traktat të arrihet deri në vitin 2021.

Skenari i qeverisë Trump për daljen nga traktatet kontrolluese të armatimeve është bërë shkak për destabilizimin e arenës ndërkombëtare dhe përshpejtimin e garës së armatimeve mes fuqive bërthamore. Qeveria Trump në veprimin më të fundit të saj ka parashtruar tërheqjen nga traktati i “ Hapsirës së Hapur”. Traktati në fjalë është një marrëveshje mes 34 vendeve të botës e cila u lejon atyre të kryejnë fluturime të avionëve zbulues dhe spiunë në hapësirën ajrore të vendeve nënshkruese. Ky traktat ka për qëllim që të krijojë kuptim të ndërsjellë dhe siguri tek vendet anëtare lidhur me lëvizjet e mundshme ushtarake dhe të eliminojë shqetësimet në fushën ushtarake. Traktati i Hapësirës së Hapur gjithashtu është një nga përpjekjet më të mëdha ndërkombëtare për të qartësuar dhe bërë sa më transparent veprimet ushtarake. Aktualisht me largimin e Amerikës nga ky traktat, e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

Një tjetër shenjë e rënies së Amerikës është ulja e fuqisë së butë të këtij vendi. Pas luftës së dytë botërore, Amerika në të dy fushat si në luftën e butë ashtu edhe në luftën e fortë ishte superiore mirëpo sipas shumë analistëve dhe ekspertëve fuqia e butë e Amerikës në dy dekadat e fundit ka rënë dukshëm. Fuqia e butë, është fuqia e influencës dhe e depërtimit për të ndryshuar sjelljen sipas dëshirës dhe kërkesës pa pasur nevojë për përdorimin e forcës ushtarake. Mjetet që përdor Amerika në fuqinë e butë janë lidhjet me vendet e tjera, diplomacia publike, mediat si televizioni rrjetet informative, agjencitë, Hollivudi, universitetit dhe arsimi i lartë. Arsimi i lartë dhe përpjekja e të rinjve në të gjithë botën për të studiuar në universitetet amerikane ishte një tjetër element i fuqisë së butë të këtij vendi. Studentët që studiojnë në Amerikë mund të jenë zbatues të fuqisë së butë të Amerikës. Mediat informative amerikane me influencën e tyre të gjerë në të gjithë botën, gjithashtu janë kthyer në një mjet zbatues të fuqisë së butë të Amerikës. Programet televizive dhe Hollivudi gjithashtu janë një pjesë e perandorisë mediatike të Amerikës. Megjithatë shumë parametra tregojnë për uljen e fuqisë së butë të Amerikës në botë. Edhe në Evropë, fuqi e butë e Amerikës ka rënë dukshëm dhe shembull i saj është sanksionimi i produkteve amerikane dhe organizimi i protestave kundër Trump. Mënyra amerikane e jetesës e cila propagandohet gjerësisht nga mediat perëndimore me shfaqjen e mediave të pavarura që transmetojnë realitetet e hidhura dhe faktet që mbulohen me perden e Hollivudit, nuk ka më popullaritetin e së kaluarës. Fuqia e butë e Amerikës është dobësuar shumë me ardhjen në pushtet të Donald Trump. Shkaku kryesor i uljes dhe rënies së fuqisë së butë të Amerikës është slogani “ Amerika e Para”, që sipas profesorit Josef Nai kjo mund të bëhet shkak që Amerika të humbasë edhe aleatët dhe partnerët më të ngushtë të saj. Fuqia e butë e Amerikës ka rënë për shkak të veprimeve të jashtëligjshme dhe të njëanshme të Trump, gjë e cila ka ulur tejmase popullaritetin e Amerikës në botë. Veprimet e njëanshme të Trump sidomos lufta tregtare me kinën dhe me BE, dalja nga marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare, janë arsyet kryesore të uljes së ndikimit dhe influencës së fuqisë së butë të Amerikës. Përkundër pretendimeve qesharake dhe boshte të Donald Trump, sot jemi dëshmitarë të rënies së përditshme të Amerikës në arenën ndërkombëtare dhe uljen e vazhdueshme të fuqisë së saj ndikuese në botë.

 

Tags