May 18, 2020 00:42 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (24)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Khalika el-l-leovhi va el-kalemi!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirëplotit

Narratori:

Datave të kalendarit u kam rënë vizë një nga një. Me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe... Unë jam një adoleshent nxënës që pasi të kalojë provimin pranues, duhet të vazhdojë studimet e mia në degën që e dua.

Orët për mua janë më të vlefshme se sa monedhat e floririt. Është e pamundur që të kalojë para një minutë nga ora pa e ditur unë. Kam bërë llogarinë e sekondave dhe të minutave një nga një. Nuk i lejoj asnjërën që të ecin para meje.

Unë dhe koha e kufizuar deri në ditën e provimin pranues për universitet, jemi bërë rival në një garë maratonike të vrapimit. Koha nuk duhet të më dalë përpara. Unë duhet të dal i pari. Duhet të dal fitues.

O Zot! Ti je pronari i faljes dhe bujarisë! Ti je pronarë i mirësisë dhe fisnikërisë!

Ëndrrat e mia janë në zemrën dhe brendësinë e po këtyre fjalëve të librit dhe në po këto rreshta të shkruara me nëpër skripte. E gjithë jeta ime është përmbledhur në po këto tre muaj të mbetur deri në provimin pranues për universitet. Thuajse është përcaktuar se pas tre muajve të ndodhë dita e ringjalljes dhe për të pasur sukses në atë ditë, por bëjnë të gjitha përpjekjet që kam mundësi.

Në krahasim me problemet dhe kërkesat e të tjerëve, nevoja ime dhe e të tjerëve si unë ndoshta nuk është asgjë, mirëpo nganjëherë disa gjëra ndodhin për njeriun të cilat e fusin atë në vështirësi. Provimi pranues për universitet është një prej këtyre çështjeve. Kjo çështjeje e vendos njeriun në kushte në të cilat nuk mund t’i tregojë gjendjen e zemrës askujt. Është i vetëm... në mesin e një grumbulli ai është i vetëm. Disa i japin kurajë atij. Disa të tjerë me padashje i japin stres edhe më shumë dhe disa të tjerë me çdo fjalë dhe me çdo vështrim, i humbin shpresën atij.

Në këto kushte, njeriu mbetet i vetëm duke reflektuar me mijëra ndjenja dhe gjendje të të tjerëve. Pastaj nuk e di se nga ku duhet të fillojë. Të mësojë ose me frikë e shqetësime të mendojë për të nesërmet që nuk kanë ardhur akoma. Nganjëherë largohet shumë nga Zoti dhe nganjëherë nuk e ka as zemrën që të lutet dhe të kërkojë ndihmë nga Ai...dhe ky është fillimi i rënies së robërisë para Zotit. Pikërisht kur njeriu nuk mund të kërkojë ndihmë nga Zoti...

Nganjëherë mërzitëm shumë, mirëpo kam frikë që të bisedojë me ndonjë njeri. Kam frikë se do të më qortojë. Të më ftoh në zemër.

Nganjëherë i humbi shpresat, mirëpo nuk mund t’i them as edhe më të dashurës time, nënës time që më nuk kam forcë të vazhdoj.

Dhe me dhjetëra nganjëherë të tjera!

Të gjitha këto nganjëherë janë shpjegim i gjendjes time.

O Zot! O pronar i ndëshkimit dhe hakmarrjes! O inspirues i arabëve dhe të huajve! Na ndihmo... unë për çdo çast e më tepër humbi drejtimin dhe përqendrimin. Bëhem i trazuar dhe humbi durimin...dhe nga dita në ditë afrohem më shumë ditës së ringjalljes.

Nganjëherë e humbi durimin dhe nervozohem aq shumë sa që them se më nuk vazhdoj. E grisi programin tim të shkruar në letër dhe e zbrazi nervozen time të madhe. Pastaj, kur t’i mbyll sytë, e pyes veten: “Atëherë çfarë bëhet me ëndrrat e mia?...

Përveç atyre, çfarë bëhet me veten time?! A jam unë kaq shumë i dobët? Tani nëse dështoj dhe rrëzohem përball kësaj sfide, nesër përball çfarë sfide tjetër të jetës mund të kem forcën që të përballem e të tejkaloj atë?

Përsëri marrë vendim që të filloj...dhe vazhdoj.

O Zot! Ti je krijuesi i levës dhe lapsit!

Ti je pronar i levës dhe lapsit... nëse një ëndërr ka lëshuar rrënjë në zemrën time, është me dëshirën dhe vullnetin tënd dhe Ti nuk do të më lësh mua pa rezultat përfundimtar.

Kur flas me ty, zemra më qetësohet, o Zot!... Përsëri mbetem unë dhe akrepat e orës pa pasur kurrfarë frike. Unë do të ngadhënjej. Me Ty, do të fitoj, o Zot!...

O Zot! Ti je ai që i di sekretet dhe qëllimet!

O Zoti i Qabes dhe i vendit të shenjtë! Ti je krijuesi i çdo gjëje nga asgjëje! Ti ekziston... unë jam ai që nganjëherë humbi rëndësinë. Për këtë arsye se më shumë se sa të bëhem bashkëbisedues me Ty, bashkëbisedoj me ata që më rrethojnë dhe harmonizohem me ata.

Unë e kam humbur durimin me të tjerët, tani po largohem nga ata... për këtë periudhë që ka mbetur... dëshiroj që të mbetem vetëm me Ty dhe të vazhdojë me ty.

Unë po filloj dhe Ti në vazhdim më mbështet mua. Dëshiroj të vazhdoj vetëm me Ty. Ti heshtësh dhe shenjat e tua i vendos në zemrën time në kohën më të mirë... Kam frikë se mund të dorëzohem dhe në ditën e provimit pranues, Ti të flasësh me mua dhe të më thuash se nëse do të kishe qëndruar, do të çoja ty deri në suksesin e dëshiruar unë mund të humbja shumë lehtë ëndrrat e mia dhe gjitha Ty...

Atëherë unë jam njeriu më humbës në rruzullin tokësor. Si një person i cili do të humbte Ty për shkak të mosbesimit.

Provimi pranues është një pretekst...një pretekst për të besuar Ty

Një pretekst për të dalë kokë lartë para teje...

O Zot! Unë nuk di asgjë nga e nesërmja dhe çdo gjë është në dorën e fuqisë tënde. Vetëm këtë e di se duhet të qëndroj e të rezistoj dhe rezultatin e punës time me besim ta dorëzoj te Ti që më do mua më shumë se veten dhe Ti do ta përcakton rezultatin më të mirë për mua.

Mosmendimi nganjëherë është një mirësi e madhe...

Tani unë me besim te Ti, nuk mendoj për asgjë. Për asnjë të djeshme dhe të nesërme...

Dhe vetëm dhe vetëm mësoj ndërsa të ardhmen dhe ëndrrat e mia me besim, do t’i dorëzoj Ty.

Përsëri filloj dhe në faqen e parë të fletores shkruaj:

“Po filloj me emrin e Zotit të mëshirshëm i cili më ka dhënë shpresë mua, shpresë për të filluar përsëri dhe për të bërë përpjekje shumë fish më shumë për të arritur suksese dhe rezultate dhe për të realizuar qëllimin tim”.

O Zot! Ti je pronari i faljes dhe bujarisë! Ti je pronarë i mirësisë dhe fisnikërisë!

O Zot! Ti je krijuesi i levës dhe lapsit! Ti je krijues i milingonave dhe i njerëzve!

O Zot! Ti je pronar i ndëshkimit dhe hakmarrjes! Ti je inspirues i arabëve dhe i të huajve!

O Zot! Ti je ai që mbanë dëmin dhe dhimbjen! Ti je ai që i di sekretet dhe qëllimet!

O Zoti i Qabes dhe i vendit të shenjtë! Ti je krijuesi i çdo gjëje nga asgjëje!

Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 80-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

 

یَا ذَا الْجُودِ وَ النِّعَمِ یَا ذَا الْفَضْلِ وَ الْکَرَمِ

یَا خالِقَ اللَّوْحِ وَ الْقَلَمِ یَا بَارِئَ الذَّرِّ وَ النَّسَمِ

یَا ذَا الْبَأْسِ وَ النِّقَمِ یَا مُلْهِمَ الْعَرَبِ وَ الْعَجَمِ

یَا کَاشِفَ الضُّرِّ وَ الْأَلَمِ یَا عَالِمَ السِّرِّ وَ الْهِمَمِ

یَا رَبَّ الْبَیْتِ وَ الْحَرَمِ یَا مَنْ خَلَقَ الْأَشْیَاءَ مِنَ الْعَدَمِ

 

Tags

Komente