May 18, 2020 23:48 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (25)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja fasilu ja vasilu!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirëplotit

Narratori:

Gjyshi im thotë: “Parim kryesor dhe themelor është mosarritja. Nëse arrish të i dashuri, është e çuditshme...!”.

A nuk je ti Zoti i arritjes?! Atëherë pse unë kërkova që të vendosësh kurthin e dashurisë dhe të më bësh mua të dashurohem? O Zot! Unë duke u mbështetur te Ti, u dashurova.

Unë kam bërë dua që të dashurohem. Kur akoma nuk e kam shikuar dikë në sy. Kur akoma nuk e dija që ke krijuar një person që të jetë kaq shumë i dashur dhe unë të pyes veten se pa atë si kam qenë gjallë deri më tani? Ti më ke plotësuar lutjen time, o Zot!... Ti më ke bërë mua të dashurohem. Të falënderoj dhe të lartësoj Ty që më pranove këtë lutje...

Ishin netët e Kadrit... i kam shkruar mëkatet e mia në letër. Lutjet e mia. Dëshirat e mia. Mungesa e një ndjenje, më humbte durimin. U luta për vete dhe për të gjithë. O Zot! Të gjithëve nga bënë të dashurohemi. Kam shkruar në letër: “O Zot! Po lutem për vete dhe për të gjithë njerëzit në tokë që të dashurohemi...

Të dashurohemi në lulet pranverore të mandarinave, të dashurohemi në zërin e një korbi, të dashurohemi në ezanin e mëngjesit, të dashurohemi në vrapimin dhe në përpjekjen për të jetuar. Të kemi mall të dëgjojmë nëpërmjet radios: “Dëgjues të dashur! Këtu është Teherani. Zëri i Republikës Islamike të Iranit... Lutemi që ju të dashuroheni në qytetin tuaj. Këpucët tuaja shumë shpejtë të vjetërsohen dhe zemrat tuaja të rrahin edhe për macet e qytetit! Lutemi për ju që në jetën tuaj përmendja e Zotit të bëhet aq shumë sa që të mos u marrë as gjumi pa përmendjen e Zotit. Të mos pajtohet gjuha juaj që më së pari të luteni për veten tuaj. Lutemi që të dashuroheni aq shumë sa që të flisni me sheqen e çmendur...!”

Dalëngadalë kur të dashuroheni jetën dhe kohën tuaj, vetën tuaj dhe Zotin tuaj, atëherë në zhurmën e jetës, sytë tuaj bien në një person i cili bëhet gjysma e humbur e juaj dhe përshëndetja e atij personi, do t’u ndryshojë të gjithë jetën tuaj. Çdo gjë është kaq shumë e thjeshtë... Nëse dëshiron Zoti dhe nëse e bën Zoti.

Për një çast mbyllni dhe hapni sytë dhe nëse dikush iu pyet: çfarë u bë? I përgjigjeni: dashuria nuk ka “çfarë u bë?”... Zoti dëshiroi dhe unë u dashurove

Zoti e bën, është mirë... E lusim Zotin që të dashuroheni, është diçka e bukur. Atëherë thoni: Zoti e dëgjoj lutjen time dhe më plotësoj dëshirën. Kajsar Amirpur ka një poezi ku thotë: “Jemi ne dhe nga dhimbja dhe malli për të folur me Ty – Jemi të djegur për të folur dhe dëgjuar me Ty – Vetëm me vullnetin tënd, pranvera është e gjelbër – jemi kopsht dhe leje për të lulëzuar është e jotja...”

Le ta bëjë Zoti, është mirë...

O Zot! Të lutem Ty me emrin tënd... Ti je krijues dhe Ti je ai që japësh ekzistencë!

Ne jetojmë në një kohë ku shumë njerëz si gjyshi im, nuk ka shpresë për të arritur. Gjysma e popullsisë së tokës kanë mbetur në rënie për shkak të dështimeve të tyre. Në një kohë në vendet e largëta dhe të afërta, ekzistenca e një ëndrre të bukur ka qenë e përbashkët. Ky tregim që vjen një djalë me kalë të bardhë dhe e merr një vajzë me rroba të bardha dhe e çon në botën e lumturisë. Koha jonë me zemër të ftohtë gjysma e robërve të tu po vuajnë nga të dashuruarit dhe nga mungesa e dashurisë. Mungesa e dashurisë neve na çon në pamëshirë.

O Zot! Ti je pranues dhe Ti je ai që meriton çdo gjë!

Na bëj neve të dashurohemi... që të lulëzojnë më shpejtë saksitë me lule prapa dritareve. Që aroma e luleve ta mbush qytetin me aromën e dashurisë.

I madhi Hafiz thotë: “Nëse fati do të më ndihmojë, do të përulem para tij...

Mjafton vetëm kjo çështjeje që të dashurohet një botë e tërë. Mjafton që të jetë një person në mesin e problemeve të vogla dhe të mëdha të jetës, që ta kapë dorën tënde. Të buzëqesh dhe të thotë: “Unë do të jem përkrah teje përgjithmonë”. Mjafton që një person t’u dashurojë juve dhe ju të besoni dashurinë e tij. Atëherë të gjithë dashurinë që dini, do ta shpenzoni në rrugën e tij. A nuk ka ndodhë asnjëherë që zemra juaj të dëshirojë ta përkëdhelni një zë?...

Kur të dashuroheni, kështu është. Dëshironi të heshtni dhe të përkëdhelni çdo zë që ekziston. Zërin e zogjve dhe zërin fshesës së pastruesit të qytetit... për ty ndryshohet çdo gjë. Bëheni të çmendur. Bota e çmendurisë duhet të jetë diçka si parajsa! Kur të vdesë vuajtja e djeshme dhe frika e të nesërmeve...kjo botë bëhet diçka e ngjashme me parajsën.

Kur të dashuroheni, mbyllni sytë dhe mendoni që jeni “Princi i Vogël”. Të gjitha mirësitë e Zotit në tokë për ju bëhen të urta dhe shtëpiake dhe ju duhet të kujdeseni për të gjithë lulet e tokës. Bëheni të përgjegjshëm dhe çka ka më mirë se kjo që të vdesë egoizmi dhe njeriu të ndjejë përgjegjësi për çdo gjë... Të dashuruarit e ndryshon botën tërësisht.  

O Zot! Ti je ai që ndanë dhe Ti je ai që bashkon!

Unë jam lutur dhe Ti më ke pranuar lutjen. Ti ke shtrirë sofrën e dashurisë dhe unë jam ulur në këtë sofër. Tani më liro mua! Mos më lërë mua të hutuar e të humbur! Mos lejo që të realizohet në praktikë fjalia e pashpresë e gjyshit tim. Dërgoje begatinë e dashurisë në të gjitha shtëpitë. Dashuria është një gjë e bekuar. Ka ogur të bardh. Shikimi i fytës së atij që e dashurojmë, meritën një sexhde për falënderim.

O Zot! Ti je ai që vendos drejtësinë! Ti je ngadhënjimtar!

Ti nuk e lejon që dashuria e cila më ka dërguar mua te Ti, të jetë pa bashkim. Unë jam dashuruar. Me dëshirën tënde, unë kam gjetur gjysmën tim të humbur në këtë turmë me miliona njerëz dhe jam dashuruar në atë.

O Zot! Ti je ai që kërkohet! Ti je ai që falë!

Unë kam lidhur të gjitha shpresat te Ti. Me besim të plotë dhe me të gjithë zemrën time... A është e mundur që Ti të jesh bashkues dhe tregimi të mos jetë tregimi i arritjes te i dashuri?!

O Zot! Ti je i madhëruari dhe Ti je me plotë begati...

Tani të lutem Ty që në këtë rrugë të më çon mua në një jetë mirë dhe në lumturi! Për të jetuar në frymëmarrjet e dashurisë deri në amshim...

O Zot! Lutem dhe bëj dua në këtë natë të Kadrit që të gjithë robërit e tu të dashurohen dhe në frymëmarrjet e dashurisë të mbesin me shpresë.

Amin Ja Rabil-Alemin!

O Zot! Të lutem Ty me emrin tënd... Ti je krijues dhe Ti je ai që japësh ekzistencë!

O Zot! Ti je pranues dhe Ti je ai që meriton çdo gjë!

O Zot! Ti je ai që ndanë dhe Ti je ai që bashkon!

O Zot! Ti je ai që vendos drejtësinë! Ti je ngadhënjimtar!

O Zot! Ti je ai që kërkohet! Ti je ai që falë!

Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 4-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

اللَّهُمَّ إِنِّی أَسْأَلُکَ بِاسْمِکَ

یَا فَاعِلُ یَا جَاعِلُ یَا قَابِلُ یَا کَامِلُ یَا فَاصِلُ

یَا وَاصِلُ یَا عَادِلُ یَا غَالِبُ یَا طَالِبُ یَا وَاهِبُ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

Tags

Komente