May 18, 2020 23:52 Europe/Tirane
  • Dita Botërore e Kodsit, një kryengritje e pavdekshme dhe dinamike në mbështetje ndaj popullit të Palestinës (2)

Kodsi është Kibla e parë e myslimanëve në të gjithë botën, është vendi autokton dhe atdheu i qindra mijëra refugjatëve myslimanë palestinezë të shpërngulur me dhunë, vendi të cilin fuqitë arrogante të botës nëpërmjet sionizmit kriminel, e ka pushtuar që nga viti 1948, ka dëbuar banorët autokton dhe këtë vend e ka vendosur në dispozicion të forcave pushtuese kriminele të regjimit sionist.

Imam Khomejni (ra) me emërimin e të premtes së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit me emrin “Dita Botërore e Kodsit”, në realitet i bëri thirrje botës islame dhe të gjithë drejtësidashësve për një kryengritje gjithëpërfshirëse në mbrojtje të popullit të shtypur të Palestinës.

Sot Kodsi i shenjtë ndodhet në qendër të një komploti të madh i cili quhet “akordi i shekullit” ose “marrëveshja finale”. Marrëveshja e ashtuquajtur “akordi i shekullit” në realitet është një plan i propozuar nga qeveria e Amerikës dhe regjimi sionist dhe me mbështetjen e Arabisë Saudite për t’i dhënë fund konfliktit të “Izraelit” me Palestinës dhe për të përgatitur rrethanat për normalizimin e marrëdhënieve arabo-izraelite.

Ky plan çështjen e refugjatëve e ka paraparë me “zëvendësimin e atdheut” të tyre jashtë Palestinës së pushtuar dhe anulon tërësisht të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë në vendbanimet e tyre në Palestinë.

Qëllimi kryesor i këtij plani është shndërrimi i regjimit sionist në një regjim që ka legjitimitet dhe në shkëmbim të kësaj, i ofron palestinezëve një sovranitet shumë të kufizuar në kuadër të territoreve të pushtuara në vitin 1967.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në fjalën e tij në takim me organizatorët e Haxhit, vuri në dukje përqendrimin e armiqve për t’u përballur me myslimanët dhe sidomos në çështjen e Palestinës dhe tha:

Aktualisht amerikanët politikën e tyre djallëzore ndaj Palestinës po e quajnë “akordi i shekullit”, mirëpo le ta dinë se me ndihmën e Zotit, ky akord i shekullit nuk do të realizohet kurrë dhe përkundër dëshirës së qeveritarëve të Amerikës, çështja e Palestinës nuk do të harrohet dhe Kodsi i shenjtë do të mbetet kryeqytet i Palestinës”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar faktin se populli i Palestinës do të qëndrojë dhe rezistojë përball këtij komploti dhe popujt myslimanë gjithashtu do të mbështesin popullin e Palestinës, tha:

“Natyrisht se disa shtete myslimane të cilat nuk kanë kurrfarë besimi në Islam, për shkak të budallallëkut, injorancës dhe ambicieve të tyre materiale janë bërë pionierë të Amerikës në këtë çështjeje, mirëpo me ndihmën e Zotit, Umeti Islam dhe populli i Palestinës do të ngadhënjejë ndaj armiqve dhe ata do të jenë dëshmitarë të asaj dite kur do të shkulen një herë e përgjithmonë rrënjët e regjimit fals sionist nga territoret e Palestinës”.  

Amerika si mbështetësi më i madh i regjimit sionist, gjithnjë ka synuar ta forcojë regjimit sionist dhe të garantojë sigurinë e tij dhe për realizimin e këtij qëllimi, ka përdorur depërtimin dhe ndikimin e vet në strukturën politike, ekonomike dhe kulturore të vendeve të tjera.

Një vështrim i shkurt në të kaluarën, tregon qartë se regjimi sionist për ta vendosur hegjemoninë dhe sundimin e tij të plotë mbi Kodsin e shenjtë me mbështetjen e Amerikës, ka kryer shumë veprime të ndryshme si dëbimin me dhunë të banorëve autokton, uzurpimin e pronave, zëvendësimin e banorëve autoktonë me kolonë sionist me qëllim të ndryshimit të përbërjes së popullsisë në Bejtul-Mokads, shkatërrimin e objekteve dhe vendeve të shenjta islame si dhe sulme të vazhdueshme dhe përdhosje të ndryshme me dhunë ndaj Xhamisë Al Aksa duke krijuar mundësinë e hyrjes së kolonëve sionist ekstremistë në ambientet e këtij vendi të shenjtë islam.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në një pjesë të fjalimit të tij me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hzretit Muhamed s.a.v.s. dhe Imam Xhafer Sadik (a.s.) në takim me funksionarët e lartë të tre institucioneve shtetërore, funksionarë ushtarakë dhe ambasadorë të vendeve islame në Teheran si dhe me pjesëmarrësit e ftuar në konferencën e Unitetit Islam; Amerikën regjimin sionist dhe regjimet e varura për fuqitë arrogante botërore i quajti “Faraonë të sotshëm të botë” dhe duk vë në dukje përpjekjet e tyre për të krijuar përçarje dhe luftë brenda Umetit Islam, tha: “Disa politikanë amerikan me dashja apo padashje, kanë pohuar se në rajonin e Azisë Perëndimore duhet të krijohet luftë dhe konflikt në mënyrë që regjimi sionist të qëndrojë në një ambient të sigurt dhe trupi i përgjakur i botës islame të mos ketë mundësi të zhvillohet dhe të shënojë progres”.

Ajetullah Khamenei ka theksuar: “Çështja e Palestinës sot ndodhet në krye të çështjeve politike të Umetit Islam dhe të gjithë kanë për detyrë të bëjnë përpjekje dhe të luftojnë për çlirimin dhe shpëtimin e popullit të Palestinës”.

Realiteti është ky që populli i Palestinës për të mbrojtur territoret e vendit të vet përball pushtuesit, deri më tani ka paguar një çmim shumë të lartë dhe tani e tutje do të qëndrojë dhe rezistojë me një vendosmëri edhe më të madhe se sa në të kaluarën. Shpërthimi i kryengritjeve revolucionare dhe anti-sioniste gjatë një dekade të kaluar në vendet e rajonit që nga Afrika Veriore e deri në Bahrejn, tregon se mesazhet drejtësidashëse dhe çlirimtare të Ditës Botërore të Kodsit, gjithnjë e më shumë po bëhen botërore. Vazhdimi i kësaj lëvizje përkrah grupeve të Rezistencës, me patjetër se nuk do të lejojnë që të shkelen të drejtat e popullit të Palestinës nëpërmjet planeve të tilla si “akordi i shekullit”.

Nuk ka dyshim se çlirimi i popullit të shtypur të Palestinës nga kjo dhunë dhe padrejtësi e madhe, është një detyrë njerëzore, fetare dhe morale dhe të gjithë njerëzit si qytetarë të Bashkësisë Ndërkombëtare anë e mbanë botës kanë për detyrë që të veprojnë në këtë drejtim. Politika e Republikës Islamike të Iranit gjithashtu në kuadër të shpalljes së Ditës Botërore të Kodsit, gjithnjë është në mbështetje ndaj popullit të shtypur të Palestinës, ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë të rajonit si dhe dënimin e veprimeve përçarëse dhe të njëanshme të Amerikës dhe regjimit sionist. E drejta për caktimin e fatit është pjesë e të drejtave të pranuara zyrtarisht në nivelin ndërkombëtar dhe këtë çështjeje e thekson edhe Karta e të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 2000, ka paraqitur propozimin për organizimin e një referendumi për të caktuar fatin e Palestinës.

Ky plan i propozuar nga ana e Republikës Islamike të Iranit është regjistruar zyrtarisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në bazë të këtij plani të propozuar, duke marrë parasysh faktin se mosmarrëveshjet në Palestinë është për llojin e sistemit qeverisës mbi Palestinën, duhet të ftohen të gjithë palestinezët si banorë kryesor dhe autokton të territoreve të Palestinës edhe ata palestinezë që jetojnë aktualisht në territoret e Palestinës edhe ata palestinezë që janë refugjatë në vende të ndryshme, që të marrin pjesë në një referendum të mbikëqyrur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe të përcaktojnë një lloj të sistemit shtetëror dhe të qeverisjes të cilën e dëshirojnë për Palestinës. Pas përcaktimit të llojit të shtetit dhe qeverisjes nëpërmjet referendumit, atëherë kjo qeveri që del nga vullneti demokratik i popullit të Palestinës, duhet të vendos në lidhje me politikat, programet e ardhshme të vendit të Palestinës si përbërjen e popullsisë, ekonominë, marrëdhëniet me vendet fqinjë etj..

Tags

Komente