May 18, 2020 23:55 Europe/Tirane
  • Lajmërimet kur’anore (12) (speciale për Ramazanin)

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Lajmërimet kur’anore”. Lutemi pranë Zotit që të pranohen adhurimet dhe agjërimi juaj pranë Zotit të Madhëruar. Në këtë edicion do ta flasim për lajmërimin ose përgëzimin që paraqesin ajetet e Kur’anit të shenjtë për shpërblimin e atyre që falin namazin ditor dhe namazin e natës.

Miq të nderuar ashtu siç e dini, lajmërimi nuk është një fjalë por një koncept i përbashkët mes feve të ndryshme qiellore që është i lidhur ngushtë për besimin. Lajmërimi është diçka për të cilën kanë nevojë të gjithë njerëzit, për arsye se pesimizmi dhe zhgënjimi zhduket me anë të lajmërim dhe me besimin që është shpresëdhënës. Në këtë edicion do ta rilexojmë për ju një ajet të Kur’anit të shenjtë i cili flet për faljen dhe mirësinë e Zotit të madhëruar dhe ngjallë shpresën në zemrat e njerëzve. Zoti i madhëruar në ajetin 114 të sures Hud në Kur’anin e shenjtë, thotë: “

وَأَقِمِ الصَّلَاةَ طَرَفَیِ النَّهَارِ وَزُلَفًا مِنَ اللَّیْلِ إِنَّ الْحَسَنَاتِ یُذْهِبْنَ السَّیِّئَاتِ ذَلِکَ ذِکْرَى لِلذَّاکِرِینَ

“Krye namazin në të dy anët e ditës dhe në fillim të mbrëmjes, sepse veprat e mira i mënjanojnë veprat e këqija (dhe pasojat e tyre). Kjo është një tërheqje e vërejtjes për ata që pranojnë tërheqjen e vërejtjes”.

Hazreti Imam Aliu (a.s.) në një tubim me myslimanët, pyeti: “A e dini se cili është ajeti më shpresëdhënës në Kur’anin e shenjtë?”. Disa prej tyre vënë në dukje ajetin 48 të sures Nisa në Kur’anin e shenjtë i cili thotë: “

إِنَّ اللّهَ لا یَغْفِرُ أَنْ یُشْرَکَ بِهِ وَ یَغْفِرُ ما دُونَ ذلِکَ

“Zoti i madhëruar i fal mëkatet e tjera, me përjashtim të idhujtarisë”.

Një grup tjetër kujtuan ajetin 110 të sures Nisa i cili thotë:

وَ مَنْ یَعْمَلْ سُوءًا أَوْ یَظْلِمْ نَفْسَهُ ثُمَّ یَسْتَغْفِرِ اللّهَ یَجِدِ اللّهَ غَفُورًا رَحیمًا

“Secili që kryen vepra të ndaluara dhe të këqija dhe bënë padrejtësi, mirëpo nëse pendohet, ai do ta gjejë Zotin falësh dhe të mëshirshëm”.

Një tjetër kujtoi ajetin 53 të sures Zummer të Kur’anit të shenjtë i cili thotë: “

یا عِبادِیَ الَّذینَ أَسْرَفُوا عَلی‏ أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللّهِ إِنَّ اللّهَ یَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمیعًا

“O robërit e Zotit që keni bërë shumë shpërdorimi ndaj vetes tuaj! Mos humbni shpresën në mëshirën e Zotit, sepse Ai i falë të gjithë mëkatet”.

Disa të tjerë gjithashtu cituan ajetin 134 të sures Ali Imran të Kur’anit të shenjtë i cili thotë:

وَ الَّذینَ إِذا فَعَلُوا فاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَکَرُوا اللّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَ مَنْ یَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ اللّهُ

“Ata të cilët që nëse kanë kryer një veprim të keq dhe kanë bërë padrejtësi ndaj vetes, e kujtojnë Zotin dhe pendohet dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre dhe kush është ai që falë mëkatet përveç Zotit?”.

Pasi të pranishmit dhanë mendimet e tyre, Imam Aliu (a.s.) tha: “Nga i Dërguari i Zotit s.a.v.s. kam dëgjuar që ka thënë: ajeti më shpresëdhënës i Kur’anit të shenjtë është ky: “Krye namazin në të dy anët e ditës dhe në fillim të mbrëmjes, sepse veprat e mira i mënjanojnë veprat e këqija (dhe pasojat e tyre). Kjo është një tërheqje e vërejtjes për ata që pranojnë tërheqjen e vërejtjes”. Pastaj Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s ka thënë: “O Ali! Betohem në Zotin i cili më ka dërguar në mesin e njerëzve për t’i lajmëruar dhe paralajmëruar njerëzit, kur njeriu merr abdest për të falur namazin, i bien mëkatet nga trupi i tij dhe në kohën kur drejtohet drejt Kibles, ai pastrohet nga mëkatet. O Ali! Personi që kryen namazet ditore është sikur ai i cili pastrohet pesë herë në ditë në lumin i cili rrjedhë pranë shtëpisë së tij””.

Zoti i madhëruar në këtë ajet të Kur’anit të shenjtë pasi urdhëron besimtarët për të kryer namazin, kujton efektin shumë pozitiv të veprave të mira në zhdukjen e gjurmëve të veprave të këqija. Ky premtim hyjnor largon shqetësimin dhe brengosjen nga njeriu. Kjo është për arsye se një prej shqetësimeve kryesore të njeriut, janë mëkatet dhe kryerja e veprimeve të padrejta nga ana e tij. Nuk ka dyshim se çdo mëkat dhe veprim i keq, krijon një lloj errësire në shpirtin dhe në psiqikën e njeriun e cila nëse vazhdon, ushtron ndikime jo të mira mbi njeriun. Mirëpo veprimi i mirë që kryen njeriu në bazë të motivit hyjnor, i falë butësi dhe mirësi shpirtit të njeriut dhe ky veprim i mirë mund të mënjanojë ndikimin negativ të mëkateve dhe të pastrojë njeriun nga mëkatet dhe t’i shndërrojë errësirat në ndriçime. Duke marrë parasysh faktin se ndikimi veprave të mira në mënjanimin e mëkateve, është përmendur menjëherë pas urdhrit për kryerjen e namazit, mund të arrihet në këtë konkludim se namazi ushtron ndikim jashtëzakonisht të mirë mbi edukimin e njeriut duke përfshirë edhe pastrimin e pasojave negative të mëkatet. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në komentimin e këtij ajeti kur’anor, thotë: “Do të thotë, kryeni namazin në dy pjesët e ditës dhe në njërën pjesë të natës, kjo është për arsye se veprat e mira mund të mënjanojnë verat e këqija. Namazi ka një ndriçim dhe një dritë e cila mënjanon errësirat, të këqijat dhe efektin e mëkateve. Njeriu në fund të fundit mund të ndotet me mëkate dhe mund të kryejë veprime të gabuara me duart e tij. Nëse i qëndroni besnikë obligimit për kryerjen e namazit, ky ndriçim i juaji do të qëndrojë dhe mëkati nuk do të gjejë rast për të depërtuar në shpirtin tuaj”.

Gjatë baticave dhe zbaticave të jetës, forcat e egos me mënyra dhe mekanizma të shumta synojnë të zhdukin motivin e bamirësisë dhe dashamirësisë te njeriu. Kështjella e parë e cila përballet me sulme të gjera dhe destruktive të forcave të egos, është forca e vullnetit dhe vendosmërisë së Zotit. Me lëkundjen e mundshme në këtë kështjellë të fortë, personaliteti i njeriut shumë lehtë pushtohet dhe kështu njeriu përballet me rrezikun e dekadencës. Namazi duke përsëritur përmendjen e bukur të Zotit, njeriun e kufizuar dhe të dobët e lidh me Zotin e pakufizuar dhe të plotfuqishëm. Pikërisht kjo lidhje forcon vullnetin dhe vendosmërinë e njeriut dhe i jep atij forcën ngadhënjyese kundër dëshirave të egos. Nga ky aspekt, namazi në Islam, konsiderohet kurimi më i mirë dhe medikamenti më efikas për kurimin e sëmundjeve që burojnë nga egoja e njeriut. Sipas pikëpamjes së ekspertëve të shëndetit psikologjik, çdo mëkat dhe çdo veprim i keq krijon një lloj errësire në shpirtin dhe në psiqikën e njeriut. Nëse vazhdon degjenerimi i njeriut, ndikimet negative të këtij degjenerimi kaplojnë qenien e njeriut dhe në mënyrë shumë të egër e largon njeriun nga vetja dhe e bënë të huaj për vetën e vet. Mirëpo veprat e mira që burojnë nga motivi hyjnor, e pastrojnë shpirtin e njeriut dhe i jep atij butësi dhe mirësi. Vepra e mirë dhe e pëlqyeshme pastron gjurmët e mëkatit nga sipërfaqja e shpirtit dhe i shndërron errësirat e zërës në ndriçime.

Në një thënie të Selman Farisi thuhet: “Një ditë qëndroja pranë Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s, të ulur nën hijen e një peme. Hazreti Muhamed s.a.v.s. kapi një degë të thatë nga pema dhe e lëkundi atë derisa i ranë asaj të gjitha gjethet. Pastaj tha: “Selman, a nuk po pyesësh se për çfarë e bërë këtë veprim? I tha: na tregoni ju o i Dërguari i Zotit. Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: “Kur besimtari mysliman merr abdest në mënyrë të drejtë, pastaj kryen pesë namazet ditore, mëkatet e tij bien nga trupi i tij ashtu sikur që ranë gjethet nga kjo degë e thatë”. Pastaj, lexoi ajetin 114 të sures Hud nga Kur’ani i shenjtë”.

Shpresa në mëshirën dhe mirësinë hyjnore, është një çështjeje të cilën e përjetojnë agjëruesit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit më shumë se në çdo kohë tjetër. Kur’ani i shenjtë në shumë ajete të tij, u ka dhënë shpresë njerëzve për mirësinë dhe bujarinë e pakufishme të Zotit të madhëruar i ka larguar ata nga pesimizmi dhe nga zhgënjimi. Në të vërtetë, shpresa është një motor që e çon njeriut para drejt përkryerjes dhe lumturisë. Prandaj, në mësimet e Islamit zhgënjimi dhe pesimizmi konsiderohen prej mëkateve të mëdha. Gustave Le Bon, mendimtar francez, thotë: “Shërbyesit më të mëdhenj të botës njerëzore janë po ata të cilët kanë arritur t’i japin shpresë njerëzve”. Duke hedhur një vështrim mbi mësimet fetare, arrijmë në këtë përfundim të bukur se këto mësime e çojnë njeriun drejt një jete me qëllim të qartë dhe me plotë energji dhe shpresë për të ecur para. Parimisht, qëllimi i mësimeve fetare është krijimi i motivit në qenien e njeriut dhe zhdukja e atyre faktorëve të cilët e thërrasin njeriun drejt dobësisë dhe dorëzimit. Nga ana tjetër, feja konsideron se themeli kryesor i shëndetit psikologjik i individit dhe shoqërisë, është përmendja e përhershme e Zotit dhe shpresa në mëshirën e pafundme hyjnore. Në Kur’anin e shenjtë, besimtari shumë herë është lajmëruar se përfundimi i mirë i takon besimtarëve të devotshëm ndërsa edhe ata që kryejnë vepra të mira janë lajmëruar se në botën tjetër do të kenë vendin në kopshtet e parajsë dhe të shfrytëzojnë shumë begati dhe do të gëzohen nga ajo që u dhunë atyre Zoti i madhëruar.

Tags

Komente